Prioritizimi i problemeve të këshillave në Rahovec

Rahovec, 25 prill – Vazhdon punëtoria e radhës për përcaktimin e problemeve të këshillave lokale që ka pasur për qëllim prioritizimin e problemeve nga vet përfaqësuesit e këshillave lokalë te Rahovecit, që është organizuar nga organizata joqeveritare “Syri i Vizionit” në kuadër të projektit për zhvillimin e Qytetarisë aktive në Kosovë.

Gjatë kësaj punëtorie janë diskutuar dhe listuar prioritet e komunitetit siç janë: uji i pijes, kanalizimi, uji për ujitjen e tokave bujqësore që njëherit është edhe prioritet për zhvillimin e ekonomisë familjare, asfaltimi i rrugëve, trotuare etj. Ne këtë punëtori është diskutuar edhe është kërkuar që komuna të bëje një zgjedhje për statusin dhe pagesat e tyre si kryetarë të këshillave lokalë. Prioritetet e dala nga ky takim në vazhdim do të prezantohen tek institucionet komunale.

Punëtoria është organizuar në kuadër të programit “Qytetaria Aktive”, të cilin është duke e implementuar tash e disa vjet OJQ “Syri i Vizionit” me mbështetje nga Olof Palme International Center dhe SIDA dhe përqendrohet në komunat e rajoneve të Pejës dhe Prizrenit.