ProfiliBaran - Pejë

Bashkësia lokale Baran, përfshin fshatrat Baran i Epërm, Turjakë, Kotradiq, Vranoc, Çallapek, Buqan dhe Kamenicë-Gurajë.

Zgjedhjet janë mbajtur me 11.05.2015 ne shkollën fillore “Dëshmorët e Kombit’’, numri i pjesëmarrësve të nënshkruar ne lista votuese ka qene 104, nga të cilët 99 te gjinisë mashkullore dhe 5 te gjinisë femërore. Pas numërimit te votave, ne kuti kanë qenë 104 vota te vlefshme, dhe kuvendi ka vendosur qe këshilli lokal Baran ti ketë 7 anëtarë, ku nga 12 te propozuar nga kuvendi u zgjedhën 6 anëtarë te këshillit, pasi ju rezervua një anëtarë këshilli fshatit të Turjakës. Ne kuvend është konstatuar qe fshati Turjak nuk ka marrë pjesë ne zgjedhje, komisioni një ditë pas mbajtjes se zgjedhjeve ka organizuar procesin zgjedhor vetëm për këtë fshat, ku sipas tyre kanë qenë te informuar por nuk kanë mundur te marrin pjesë për shkaqe se kanë menduar qe janë zgjedhje te partive politike, e nuk e kanë ditur se janë zgjedhje te organizuara nga komuna, ky është komenti i tyre. Pastaj është mbajtur procesi ku vetë banoret e fshatit e kanë zgjedhur përfaqësuesin e tyre për t’iu bashkuar këshillit lokal. Sipas rregullores është bërë numërimi i votave ne prani te kuvendit, rezultatet janë komentuar menjëherë aty ne prezencën e pjesëmarrësve .

Kryesues i këshillit lokal Baran:
Demë Gashi - Baran i ulet Tel:044/328-216

Anëtaret e kësillit lokal Baran:
1.    Driton Gashi - Buqan - Anëtarë
2.    Florim Malushaj - Kodradiq - Anëtarë
3.    Idriz Thaqi - Baran i Eperm - Anëtarë
4.    Skender Krasniqi - Vranoc - Anëtarë
5.    Zymer Krasniqi - Qallapek - Anëtarë
6.    Florim Krasniqi - Turjak - Anëtarë