Angazhimi i gruas në vendimmarrje dhe llogaridhënia

Pejë, 17 qershor- Në Pejë është mbajtur konferenca “Angazhimi i gruas në vendimmarrje dhe llogaridhënia”, që ka pasur për qëllim rritjen e llogaridhënies dhe transparencës ndaj qytetarëve, përkatësisht një rol më aktiv të femrës në këtë fushë. Në këtë konferencë gratë asambleiste të komunave Pejë, Klinë, Decan, Istog e Rahovec kanë prezantuar punën e tyre, rezultatet dhe arritjet e kërkesave të qytetarëve dhe grupeve jo formale të grave me qëllim që ngritjes së angazhimit qytetar dhe pjesëmarrjes aktive të qytetarëve.  Kanë qenë të pranishme në konference përveç grave asambliste, edhe udhëheqëset e zyrave apo divizioneve për barazi gjinore dhe të drejta të njeriut nëpër këto komuna, shoqëria civile dhe mediat.


Gjatë konferencës janë trajtuar disa aspekte të angazhimit të gruas, për roli dhe fuqizimin e gruas në vendimmarrje në nivel lokal dhe atë qendror, puna dhe rezultatet në kërkesat e qytetarëve dhe grupeve jo formale të grave dhe sfidat me të arriturat e gruas në vendimmarrje në nivel qendror dhe lokal. Në konferencë është diskutuar në këto pika dhe është kërkuar më shumë angazhim të gruas në të gjitha aspektet e jetës në shoqëri, përfshirë një rol aktiv në vendimmarrje dhe llogaridhënie.

Konferenca është organizuar në kuadër të projektit “Qytetaria Aktive”, që ka për qëllim zhvillimin e qytetarisë aktive në Kosovë, i cili është duke u realizuar tash e katër vite në rajonin e Pejës dhe Prizrenit nga OJQ “Syri i Vizionit” mbështetur nga organizata  Olof Palme International Center.