Banorët e Zahaqit, peticion Komunës së Pejës, kundërshtojnë lejimin e gurëthyesit në fshatin e tyre


Pejë, 21 Janar 2013- Banorëve të fshatit Zahaq të Komunës së Pejës janë angazhuar për të ndaluar ndërtimin e një gurëthyesi në lokalitetin e tyre. Lejes që ai ka marrë për punë, ata iu kanë përgjigjur me një peticion drejtuar kundër vendimit të institucioneve lokale dhe qendrore.
Pasi qe këto institucione kanë dhënë licencën e eksploatimit të zhavorrit një kompanie gurthyesish që të kryej veprimtarinë saj në tokat bujqësore të këtij fshati të banueshëm dhe mjaft të pasur më kultura të ndryshme bujqësore. Kjo gjë ka shqetësuar banorët e këtij fshati tej mase dhe ka mobilizuar ata duke drejtuar edhe peticion me nënshkrimet e banorëve për mos lejimin e kompanisë së zhavorrit në fshatin tyre, sepse kjo kompani përveç që do të rrezikoje shëndetin e tyre,  shkatërron edhe shtratin e lumit, do të dëmtojë tokat e tyre bujqësore dhe do të vështirësojë jetesën e banorëve në këtë fshat.
Sipas iniciuesit të këtij peticioni Selim Neziri “është absurde, t’i lejohet një kompanie të tillë të veprojë në një vend ku është i banuar me njerëz, të rrezikohet shëndeti i banorëve në radhë të parë, të dëmtohen tokat bujqësore që ndodhën në afërsi të vendit ku do zhvillojë veprimtarinë kjo kompani si dhe të dëmtojë edhe më shumë shtratin e lumit”.
Ai më tej ka thënë se ka pasur biseda edhe më kryetarin e Komunës dhe drejtorin e bujqësisë, të cilët kanë premtuar se do ta shqyrtojnë edhe njëherë këtë çështje dhe së do të ndërmerren masat e duhura. Por kjo nuk i ka bindur banorët e këtij fshati, që kanë bëre edhe peticionin me të cilin iu kanë drejtuar këtyre institucioneve, madje ata kanë paralajmëruar se në qoftë se komuna nuk ndërmerr masa për parandalimin e kësaj kompanie që të veprojë në fshatin tyre, do të ndërmarrin edhe veprime tjera më këmbëngulëse, vetëm e vetëm për të mbrojtur të drejtat dhe interesin e tyre si qytetarë.
Banorët e këtij fshati vazhdimisht janë ballafaquar më problemet e shumta që u janë shkaktuar nga kompanitë e zhavorrit të cilat eksploatojnë zhavorr nga shtrati i lumit, ku përveç që ua kanë dëmtuar rrugët, kanë dëmtuar edhe sistemin e ujitjes së tokave bujqësore duke lëne qindra hektarë djerrina, si dhe kanë rrezikuar vazhdimisht shëndetin e banorëve.
Vendimi i Ministrisë së MMPH-së për parandalimin e kompanive për eksploatim të zhavorrit nga shtretërit e lumenjve dhe zotimi i kryetarit të  komunës së Pejës nuk po zbatohet pasi që në terren gjendja mbetet e njëjtë,  kompanitë vazhdojnë të gërmojnë dhe dëmtojnë çdo ditë shtratin e Lumbardhit të Pejës.