Gratë nga Peja marrin nga përvoja e grave në Hoçën e Madhe

 

Pejë, 02 shtator- Grupi i grave të fshatit Gorazhdec të komunës së Pejës, kanë realizuar një vizitë këmbimore në organizatën e grave “Efemia” në Hoçë të Madhe, ku ato janë njoftuar mbi përvojat e tyre në fuqizimin e femrës në proceset vendimmarrëse dhe në kyçjen e gruas në shoqëri. Gjithashtu gratë e Gorazhdecit janë njoftuar edhe me punën e organizatës, ku pothuajse një pjesë e madhe e aktiviteteve të organizatës “Efemia” kanë të bëjnë me aktivitete të grave si trajnime, fushata, artizanate, etj.

 

Po ashtu grupi i grave nga Gorazhdeci në kuadër të vizitës kanë vizituar edhe disa nga monumentet historike fetare në Hoçë të Madhe.

 

Vizita është realizuar në kuadër të projekti “Qytetaria Aktive” të implementuar nga OJQ Syri i Vizionit dhe përkrahur financiarisht nga Olof Palme international Center dhe SIDA.