Këmbim vizitave për këmbim përvoje

06 Nëntor – Grupi i grave të fshatit Hoqë e Madhe Komuna e Rahovecit, në kuadër të aktiviteteve ka realizuar një vizitë shkëmbimore në organizatën e grave “BRIGA” në Gorazhdevc, ku ato kanë shkëmbyer përvoja të tyre në fuqizimin e femrës në proceset vendimmarrëse dhe në kyçjen e gruas në shoqëri.

Po ashtu grupi i grave nga Hoqa e Madhe në kuadër të vizitës kane vizituar edhe Patrialkanen e Pejës dhe Manastirin e Deçanit. Gjithashtu grupin e grave e ka pritur për vizitë edhe zyrtari për komunitete dhe kthim në Komunën e Klinës. Qëllimi i kësaj vizite ishte që këto gra të njoftohen më për së afërmi me punën dhe rolin e femrës në komuna tjera.
Vizita është realizuar në kuadër të iniciativës së grupit të grave të fshatit Hoqë e Madhe, nga projekti “Qytetaria Aktive” të implementuar nga OJQ Syri i Vizionit dhe përkrahur financiarisht nga  Olof Palme international Center dhe SIDA.