Mbahet trajnimi me temën “Avokim” me kryetaret e këshillave lokale të komunës së Rahovec

Rahovec 24 prill- OJQ “Syri i Vizionit” në kuadërtë projektit “Qytetaria Aktive”, ka realizuar trajnimin me temën “Avokimi”, me kryetarëte këshillave lokalë.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte që t’u jepet informata shtesë për avokimin dhe për mënyrën e inicimit të problemeve apo shqetësimeve drejt zgjedhjeve që ata kanë si kryetarë të këshillave lokale të sapozgjedhur sipas rregullores komunale në komunën e Rahovecit.
Gjatë trajnimit gjithashtu janë diskutuar shumë çështje, se si mund të iniciohen problemet që ata i kanë me rrymën, ndriçimin rrugor dhe ujërat për ujitjen e tokave, pasi që janë edhe një ndër komunat më të zhvilluara në sektorin e bujqësisë. 
Projekti “Qytetaria Aktive” gjatë këtij viti do të vazhdojë të realizojë aktivitete tjera me kryetarët e këshillave lokalë dhe akterët tjerë që janë pjesë e programit, të cilin e realizon organizata Syri i Vizionit në komunat e regjionit të Pejës dhe Prizrenit me mbështetje nga Olof Plame Center International dhe SIDA.