Realizohet trajnimi “Buxhetimi Gjinor” me gratë asambliste

Gjakovë, 25 shkurt - OJQ “Syri i Vizionit” në kuadër të projektit “Qytetaria Aktive”, ka realizuar trajnimin me temën buxhetimi  gjinor,  me grupet e grave asambleistë të komunave Pejë, Istog, Klinë, Deçan, dhe Rahovec.  Gjatë trajnimit gratë kanë diskutuar edhe për mos përkrahjen dhe që nuk po ju jepet shumë hapësirë për veprim grave si  vendimmarrje ashtu edhe brenda përbrenda partive politike.
qëllimi i këtij trajnimi ishte që të ju jepet më shume përkrahje grave asamblistë që këto grupe të lobojnë, që buxheti komunal  të ketë edhe gjithë përfshirje e me theks të veçantë përfshirje gjinore.
Gjatë trajnimit gjithashtu janë diskutuar shumë çështje, si  fuqizimi ekonomik i gruas, përmirësimi i situatës sociale, shëndetësia dhe arsimi, gjithashtu edhe aktivizimi me i madh dhe më i fuqishëm i grave asamblistë për të ngritur zërin e grave në nivelin e vendimmarrjes dhe në të gjitha fushat shoqërore ekonomike sociale etj.
Projektit “Qytetaria Aktive” gjatë këtij viti do të vazhdoj të realizojë aktivitete të tjera me grupet e grave Asamblistë dhe akterë të tjerë që janë pjesë e programit, të cilin e realizon organizata Syri i Vizionit në komunat e regjionit të Pejës dhe Prizrenit, dhe mbështetur nga Olof Plame Center International dhe SIDA.