Realizohet trajnimi mbi buxhetimin gjinor me gratë asambliste

Gjakovë 25 shkurt - OJQ “Syri i Vizionit” në kuadër të projektit “Qytetaria Aktive”, ka realizuar trajnimin me temën buxhetimi gjinor, me grupet e grave asamblistë të komunave Pejë, Istog, Klinë, Deçan, dhe Rahovec. Qëllimi i këtij trajnimi ishte që t’u jepet më shume përkrahje grave asamblistë që këto grupe të lobojnë, që buxheti komunal të ketë edhe gjithë përfshirje e me theks të veçantë përfshirje gjinore.

Gjatë trajnimit gjithashtu janë diskutuar shumë çështje, si fuqizimi ekonomik i gruas, përmirësimi i situatës sociale, shëndetësia dhe arsimi, gjithashtu edhe aktivizimi me i madh dhe më i fuqishëm i grave asamblistë për të ngritur zërin e grave në nivelin e vendimmarrjes dhe në të gjitha fushat shoqërore ekonomike sociale etj. Asambleistet kanë diskutuar për mungesën e përkrahjes duke thënë se nuk po u jepet shumë hapësirë për veprim grave, si nw vendimmarrje ashtu edhe brenda përbrenda partive politike.

Projekti “Qytetaria Aktive” gjatë këtij viti do të vazhdoj të realizojë aktivitete të tjera me grupet e grave Asamblistë dhe akterë të tjerë që janë pjesë e programit, të cilin e realizon organizata Syri i Vizionit në komunat e regjionit të Pejës dhe Prizrenit, dhe mbështetur nga Olof Plame Center International dhe SIDA.