Tryeza: Gatishmëria e femrave në përfshirjen e tyre në proceset vendimmarrëse


Klinë 16 Dhjetor- Iniciativa e grupit të grave të bashkësisë lokale Grabanicë– Klinë në mbështetje të OJQ “Syri i Vizionit” ka mbledhur në një tryezë të përbashkët gratë të kësaj bashkësie, për të analizuar situatën e femrës dhe gatishmërinë e tyre për tu kyçur në proceset vendimmarrëse në komunën e Klinës.
Me qëllim që roli i femrës të jetë më i fuqishëm në përfshirjen e saj në vendimmarrje, në këtë tryezë është thënë se sa i përket anës legjislative ekzistojnë ligje, udhëzime dhe strategji që garantojnë pjesëmarrjen e femrës në vendimmarrje dhe mbrojnë të drejtat e tyre, por prapë se prapë të gjitha këto mekanizma ligjore kanë mbetur vetëm në letër dhe se shumë pak po zbatohen, gjë që po ndikon që femra të mos ketë rol të fuqishëm në vendimmarrje.