U mbajt debat publik me qytetarë e kandidatë për kryetar të komunës së Istogut

Istog – Organizatajoqeveritare Syri i Vizionit dhe Democracy Plus kanë organizuar debatin publikme qytetarë dhe kandidatë për kryetar të komunës së Istogut për zgjedhjetkomunale të 17 tetorit.

Në debatin e organizuarmë 7 tetor ishin të ftuar pesë kandidatët për kryetar komune, mirëpo vetëmkandidati Idriz Blakaj nga Bashkë për Istogun (IBI) i është përgjigjur ftesëspër diskutim.

Në debat udiskutua rreth prioriteteve gjatë mandatit të ardhshëm si dhe kërkesave tëqytetarëve që janë identifikuar përmes Forumit për Dialog Qytetar në këtë komunë.

Kandidati përkryetar të komunës, Idriz Blakaj ka firmosur kartën e zotimeve dhe premtoj sedo të punojnë drejt plotësimit të prioriteteve të identifikuara.

Ky takim uorganizua në kuadër të Forumit për Dialog Qytetar i cili financohet nga Olof Palme International Center, mbështetur nga Demokraci Plus (D+), përmesprojektit “Pikëpamjet për Zgjedhjet Lokale 2021”.