Për ne

Projekti “Qytetaria Aktive” implementohet nga organizata joqeveritare “Syri i Vizionit” dhe ka për qëllim një angazhim të përgjithshëm të qytetarëve të Kosovës për të qenë pjesë e vendimmarrjes. Ai ka filluar të implementohet nga janari i vitit 2012 në vitin e parë fillimisht i përqendruar në dy rajone të Kosovës (Pejë dhe Prizren) që përfshijnë 11 komuna.

Objektivat në të cilat është përqendruar projekti janë:



Cak i synuar i punës në këtë projekt janë individët që kanë iniciativë, grupet jo-formale, grupe të mbledhura ad-hoc për ndonjë qëllim, organizatat e komunitetit, OJQ-të, grupet tjera të shoqërisë civile me të cilët do të gjinden rrugë bashkëveprimi me  institucionet lokale dhe qendrore, bizneset, donatorët dhe institucione të tjera.

Brenda objektivave përfshihesh aktivitete si: Takime të drejtpërdrejta më qytetarin, formimi i fokus grupeve, ndërtimi i një bashkë-veprimi nëpër bashkësi territoriale dhe komuna, takime të përbashkëta të komunitetit me institucione, përkrahje teknike të aksioneve që ndërmerr komuniteti,  trajnime, përkrahje administrative për veprim të grupeve, shkëmbim përvojash,  ndihmë në funksionalizim të grupeve, bashkëveprim me akterët tjerë si institucione, donatorë, biznese, etj.

Projekti është pilot projekt që zhvillohet në pesë bashkësi lokale në rajonin e Pejës dhe Prizrenit, por do të ndikojë në stimulimin e grupeve tjera për t’u organizuar për të ndikuar në vendimmarrje. Kështu që projekti do të ndikojë në tërësi tek qytetarët. Gjithashtu, institucionet lokale do të jenë partner i rëndësishëm gjatë projektit, projekti do të ndikojë që zyrtarët komunalë të rrisin nivelin e transparencës përmes takimeve me qytetarët, si dhe rritjen e efikasitetit të tyre ne inkuadrimin e qytetareve në vendimmarrje.

Duke qenë se një pjesë e rëndësishme e kompetencave nga niveli qendror në nivel lokal akoma nuk janë bartur, do të ketë edhe iniciativa të cilat do të dalin direkt nga grupet e synuara për të reaguar edhe në nivel qendror. Nëpërmes zyrës ndërlidhëse që Syri i Vizionit është duke e koordinuar do të bëhet e mundur që deputetët nga komunat e përfshira në projekt do mbajnë barrën që propozimet dhe idetë që vijnë nga zona e tyre t’ia paraqesin në nivelin nacional.

Kjo ueb-faqe e projektit do të përfshijë të gjitha aksionet dhe kjo do të jetë udhë lidhëse për ardhjen deri te qëllimi dhe përfshirja e një grupi më të gjerë të njerëzve dhe grupeve në këtë platformë. Kjo do të ndikojë në zgjimin për veprim dhe forcim e aksioneve, duke pasur për bazë qytetarin në vendimmarrje, në relacionin poshtë lartë të veprimeve.