QYTETARI AKTIV

Koncepti i qytetarisë aktive është një koncept i gjerë për të cilin ka shumë mendime dhe formulime.

Ajo për të cilën pak a shumë të gjithë pajtohen dhe për të cilën në po mendojmë këtu, është koncepti sipas të cilin nënkuptohen angazhimi i individëve dhe grupeve në jetën dhe çështjet publike.

Ka një pëlqim të përgjithshëm se qytetaria aktive ka të bëjë me përfshirjen e individëve në jetën publike dhe çështjet që mund të bëhet në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar.

Termi është përdorur veçanërisht në nivel lokal për t'iu referuar qytetarëve të cilët do të kyçeshin aktivisht në jetën e komuniteteve të tyre apo në trajtimin e problemeve që mund të sjellin ndryshime apo për të rezistuar kundër ndryshimeve të padëshiruara.

Qytetarë aktivë janë ata që zhvillojnë njohuritë, aftësitë dhe të kuptuarit që të jenë në gjendje të marrin vendime të informuara në lidhje me komunitetet e tyre dhe vendet e punës me qëllim të përmirësimit të cilësisë së jetës aty.

(Ky sajt është krijuar nga organizata “Syri i Vizionit” në kuadër të projektit “Qytetaria Aktive” që implementohet me financim nga Olof Palme Center dhe ka për qëllim një angazhim të përgjithshëm të qytetarëve të Kosovës për të qenë pjesë e vendimmarrjes.)