Debat publik me qytetarë dhe kandidatë për kryetar të komunës së Pejës

Syri i Vizionit dhe Democracy Plus të mërkurën kanë organizuar debatin publik me qytetarë dhe kandidatë për kryetar të komunës së Pejë për zgjedhjet komunale të 17 tetorit.

Në debat ishin të ftuar katër kandidatët për kryetar komune, mirëpo vetëm kandidatët Rrustem Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Kreshnik Husaj nga Partia Demokratike e Unitetit (PDU) i janë përgjigjur ftesës për diskutim. Debati diskutoi prioritetet gjatë mandatit të ardhshëm si dhe kërkesave të qytetarëve që janë identifikuar përmes Forumit për Dialog Qytetar në komunën e Pejës.

Kandidatët për kryetar të komunës, Rrustem Berisha dhe Kreshnik Husaj, kanë firmosur kartën e zotimeve dhe kanë premtuar se do të punojnë drejt plotësimit të prioriteteve të identifikuara.

Ky takim u organizua në kuadër të Forumit për Dialog Qytetar i cili financohet nga Olof Palme International Center, mbështetur nga Democracy Plus (D+), përmes projektit “Pikëpamjet për Zgjedhjet Lokale 2021”.