Mbahen gjashtë fushata avokuese dhe informuese

Tetor 2022 –Përgjatë muajit shtator dhe tetor organizata Syri i Vizionit ka mbajtur gjashtë fushata avokuese dhe informuese me temën “Rritja e pjesëmarrjes së grave nëkëshilla lokal” në komunat Pejë, Istog, Klinë, Deçan e Gjakovë.

 

Qëllimi ifushatave ka qenë informimi dhe avokimi i grupeve të grave lidhur me këshillat lokal, procesin zgjedhor dhe rëndësinë e pjesëmarrjes së tyre në këto këshilla, përmes të cilëve përfshihen edhe në proceset vendimmarrëse duke ndikuar kështu në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve. Këto aktivitete kanë ndikuar në rritjen e interesimit të grave për të qenë pjesë e këshillave me qëllim të shtyrjes përpara të çështjeve që i prekin ato drejtpërsëdrejti.

 

Aktivitetet janë zhvilluar në kuadër të projektit “Qytetari aktive dhe komuna përgjegjëse në Kosovë”, që zbatohet nga Syri i Vizionit në partneritet me Communication For Social Development, EC Ma Ndryshe dhe Democracy Plus të cilat kanë lidhur aleancë për këtë program i cili mbështetet financiarisht nga Olof Palme International Center. Programi synon përfshirjen dhe pjesëmarrjen sa më të gjerë të qytetarëve në vendimmarrje.