Banorët e Kaliqanit dhe Komuna e Istogut nisin hapjen e rrugës së Bjeshkës

Banorët e fshatit Kaliqan më vetëfinancim dhe më mbështetje të Kuvendit Komunal që ka hartuar projektimin e rrugës, kanë filluar hapjen e  rrugës së Bjeshkës në një gjatësi prej 11km dhe gjerësi 4m, që shpije nga fshati Kaliqan për në bjeshkët e kësaj komune, si një vend turistik për banorët e këtij fshati dhe Komunës së Istogut.

Ka qenë fillimisht vet angazhimi i tyre në grumbullimin mjeteve financiare, duke tubuar njëherë vet 25 mijë euro, me të cilat është filluar rruga,m kurse më pas komuna e ka përcjellë këtë aktivitet të tyre edhe me mbështetjen e vet.

Hapja e kësaj rrugë do të nxisë edhe zhvillimin e turizmit të kësaj zone dhe do të ndikojë në popullarizim e bjeshkës së Istogut, si dhe do të nxisë zhvillimin e blegtorisë, pasi që kjo rrugë do të krijojë kushte shumë më të mira të lëvizshmërisë nga Kaliqani dhe vendet tjera për në zonën malore apo bjeshkët e Kaliqanit.

Kështu janë shprehur banorët e këtij fshati, të cilën dukë parë mundësit e përfitimit me ndërtimin e kësaj rruge nuk ka munguar vullneti dhe gatishmëri që nga buxheti i tyre familjar të ndajnë një pjesë për ti dedikuar ndërtimit të rrugës. Sipas tyre kjo rrugë do të kushtojë diku 60 000 euro.