Hartohen planet e veprimit për fshatrat e Xërxës së Rahovecit

24 Prill- Organizata joqeveritare Syri i Vizionit ka ndihmuar kryetarët e fshatrave të bashkësisë lokale të Xërxës (Xerxë, Potaqan i Ulët, Sapniq dhe Fortesë) të komunës së Rahovecit që të bëjnë plane të veprimit mbi problematikat me të cilat ata ballafaqohen.
Planet e hartuara në bashkëpunim me kryetarët e këtyre fshatrave do të u dorëzohen institucioneve komunale, zyrës së kryetarit të Komunës së Rahovecit, drejtorive përkatëse,  që të ndërmarrin veprime që këto projekt ide të gjejnë mbështetje nga komuna me mbështetje të vetë komunitetit.
Planet e veprimit të hartuara kanë të bëjnë me investime në shëndetësi, siguri publike, infrastrukturë, rrugore si dhe investime në bujqësi, etj. duke ofruar kështu mundësitë për të krijuar kushte më të mira për banorët e këtyre fshatrave.
OJQ Syri i Vizionit vazhdon mbështetjen për kryetarët e këtyre fshatrave,  si dhe të gjithë qytetarëve të cilët nuk dinë se si t’u qasen institucioneve në nivel lokal apo qendror,  për t’i adresuar problemet me të cilat ata ballafaqohen në vendbanimet e tyre e që kërkojnë një jetë më të mirë.
Takimi i radhës për hartimin e planeve të veprimit do të mbahet më kryetarët e fshatrave të bashkësisë lokale të Rugovës në Pejë. Këto takime mbahen në kudër të projektit “Qytetaria Aktive” në komunat e Rrafshit të Dukagjinit që mbështet nga Olof Plame Center intrenational.