Këshillat lokalë aktivë në përfaqësimin e komuniteteve të tyre

Këshillat lokalë aktivë në përfaqësimin e komuniteteve të tyre

Pejë, 19 shtator – Është mbajtur takimi me kryetarët e këshillave lokal “Përfshirja e këshillave në takimet publike dhe përgjegjësia e institucioneve ndaj tyre”, takimi ky i mbajtur në kuadër të projektit për fuqizimin e qytetarisë aktive në Kosovë.
Në këtë takim është diskutuar me  kryetarët e këshillave se sa janë përfshirë në takimet publike për buxhet dhe planifikim për vitin e ardhshëm dhe vitet në vazhdim dhe sa janë të kënaqur me përgjigjet dhe përgjegjësinë e institucioneve ndaj tyre.
Shumica e kryetarëve të këshillave lokale kanë shprehur zhgënjimin e tyre që nuk janë përfshi aq sa duhet dhe si ju është premtuar në fillim të mandatit të tyre dhe nuk janë njoftuar më kohë për mbajtjen e takimeve publike për buxhet dhe planifikim në lokalitetet e tyre. Madje disa kanë thënë që shumë pak marrin përgjigje edhe për kërkesat dhe ankesat që kanë adresuar tek drejtorit përkatëse e sidomos edhe tek zyra e kryetarit të komunës.
Mirëpo, emërimi i koordinatorit për kontaktim dhe koordinim të punës së komunës më këshilla nga ana  e kryetarit është pa si një shpresë për kryetarët e këshillave që tani e tutje ata do të njoftohen më kohë për çdo takim dhe për intervenimet qe do të ndodhin në lokalitet e kryetarëve të këshillave lokale.
Kryetarët e këshillave, kanë shprehur gatishmërinë për të kontribuar në të mirën e komunitetit të tyre dhe kanë kërkuar nga koordinatori i emëruar nga komuna që të mos kenë pengesa nga ana e punonjësve të sigurimit në administratë kur ata kanë takime me zyrtarët komunal. Po ashtu në këtë takim kryetarët e këshillave lokale janë pajtuar se edhe ata duhet të jenë më bashkëpunëtorë dhe më të koordinuar mes vete dhe të jenë edhe më të zëshëm karshi institucioneve sidomos në kthimin  e përgjigjeve për çështjet e adresuara dhe në përfshirjen e prioriteteve të tyre në panin dhe buxhetin komunal për vitet e ardhshme.
Në këtë takim nga disa kryetar të këshillave është potencuar edhe puna qe është bërë në lokalitetet e tyre dhe investimet që kanë filluar të bëhen edhe pse kishte disa ankesa në punë-kryesit e kontraktuar pasi që nuk janë dukë punuar më intensitetin e duhur për çka ata edhe i kanë njoftuar organet komunale.
Po ashtu shumica e kryetarëve të këshillave kanë thënë që po mos të ishte Syri i Vizionit dhe organizatat tjera ata nuk do të ishin edhe shumë aktive dhe të i adresojnë më kohë çështjet apo problematikat ë të cilat ata ballafaqohen.
Përpos kryetarëve të këshillave lokale në këtë takim ishte edhe koordinatori i emëruar nga kryetari i komunës për koordinim të punës së komunës me kryetarët e këshillave lokale dhe përfaqësues të OSBE-së.
Takimi është organizuar në kuadër të projektit “Qytetaria Aktive”, që ka për qëllim zhvillimin e qytetarisë aktive në Kosovë, i cili është duke u realizuar tash e sa vite në rajonin e Pejës dhe Prizrenit nga OJQ “Syri i Vizionit” mbështetur nga organizata Olof Palme International Center.