Banoret e fshatit Zahaq ndalojnë përkohësisht ndërtimin e gurthyesit në fshatin e tyre


Vendosmëria  e banorëve të fshatit Zahaq të komunës së Pejës për të ndaluar ndërtimin e një gurthyesi në fshatin e tyre ka rezultuar më sukses. Banorët kanë bërë një peticion me mbi 150 nënshkrime dhe kanë zhvilluar takime të drejtpërdrejta më kryetarin e komunës së Pejës, ku kanë kërkuar nga i pari i kësaj komune që të ndalojë ndërtimin e gurthyesit në fshatin e tyre, pasi që rrezikohet shëndeti i banorëve të këtij fshati dhe tokat e tyre bujqësore.
Më këtë rast kryetari i komunës ka kërkuar nga Drejtoria e bujqësisë dhe Drejtoria e inspektoratit që menjëherë të ndërmerren masa që këtij gurthyesi t’i ndalohet veprimtaria e tij afariste në këtë fshat dhe t’i pezullohet ndërtimi i gurthyesit në këtë lokalitet.
Inspektorati i komunës menjëherë ka pezulluar punimet e këtij gurthyesi duke i venë rrethimin objektit me shiritin parandaluese dhe vendosjen e arsyetimit të ndalimit të punimeve. Në këtë arsyetim thuhet se pronari i këtij objekti afarist (gurthyesi), Sami Kastrati nga Peja nuk ka leje ndërtimi që të ndërtojë një objekt të tillë në këtë lokalitet.
Edhe përkundër ndalimit të punimeve nga ana e komunës, banorët e këtij fshati janë të vendosur që të ushtojnë të gjitha të drejtat e tyre që u takojnë,  që në asnjë mënyrë të mos lejohet hapja e gurthyesit në fshatin e tyre.
Në rast të lejimit të ndërtimit të këtij gurthyesi në fshatin e tyre, banorët e këtij fshati kanë thënë: “Ne do të përdorin edhe forma tjera, qoftë konfrontimi i drejtpërdrejtë me kompaninë, bllokimin e rrugës dhe ndalimin e fëmijëve nga shkolla, dhe pasojat e gjithë kësaj do t’i bartin institucionet përkatëse”.