Dëmtohet rruga e Leskoc, komuna nuk ndërmerr asgjë për ta rregulluar


23 Prill- Banorëve të fshatit Leskoc të komunës së Klinës  ka disa muaj që nga të reshurat atmosferike u është shkatërruar një pjesë e rrugës brenda fshatit nga një rrjedhë e ujit që kalon përbuz rrugës.
Gjatë të reshurave kjo rrjedhojë e ujit që kalon përbuzë rrugës së fshatit ka dal nga shtrati saj dhe ka gërmuar rrugën duke e bartur zhavorrin e rrugës dhe duke e bërë atë të pa kalueshme për makina.
Rruga e shkatërruar në mes të fshatit ka një gjatësi prej diku 10 metra dhe një thellësi prej 30 cm dhe kjo e bën tepër të vështirë për të lëvizur me makina banorët e këtij fshati, të cilët duhet të kalojën në anën e kudër jashtë rrugës vetëm për ti ikur pjesë së rrugës së shkatërruar.
Përfaqësuesi i këtij fshati Gjokë Dodaj  ka thënë se janë njoftuar institucionet komunale, mirëpo nuk kanë ndërmarr masa që më dal më sanuar këtë problem. Sipas tij dhe banorëve tjerë të këtij fshati komuna nuk ka investuar asgjë në fshatin tyre.  “ Ne nuk njoftohemi asnjëherë për takimet publike që mban  komuna lidhur me hartimin buxhetit  apo për prioritetet”.
Fshati Leskoc është pjesë e bashkësisë lokale të fshatit Zllakuqan që shtrihet në pjesën veriore të komunës së Klinë dhe ka një largësi prej mbi 15 km larg qytetit.