Fushata sensibilizimi mbi barazinë gjinore për trashëgiminë dhe pronën
Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhe Rahovec,tetor 2016- Organizata joqeveritare Syri i Vizionit në kuadër të projektit Qytetari Aktive, edhe këtë vit mbështet dhe fuqizon grupet formale dhe jo formale të grave përmes realizimit të iniciativave të vetë këtyre grave në pesë komuna Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhe Rahovec, ku dhe është duke u implementuar projekti.
Idetë për realizimin e iniciativave kanë dalë nga vet grupet e grave, dhe janë të orientuara në Trashëgiminë dhe Pronën e Përbashkët, duke e parë ketë si mekanizëm për fuqizimin e pozitës së gruas në shoqëri.
Qëllimi i këtyre iniciativave është informimi, vetëdijesimi dhe sensibilizimi i grupeve të grave, burrave dhe të rinjve në zonat rurale dhe urbane, për ligjin e trashëgimisë dhe udhëzimin administrativ për pronën e përbashkët. Për informimin e grupit të targetuar janë duke u mbajtur takime dhe fushata të cilat promovojë vlera të barazisë gjinore në shoqëri, poashtu diskutohen proceduarat dhe rregullat për trashëgiminë, pronën e përbashkët dhe për mekanizmat ligjore ekzistues. Mbajtja e takimeve me institucionet përgjegjëse të kësaj fushe për adresimin e shqetësimeve të dala nga takimet në grupe dhe diskutimin mbi përfshirjen e gruas në trashëgimi dhe pronë të përbashkët.
Gjithashtu për të arritur qëllimin e fushatës për promovimin dhe sensibilizimin mbi barazisë gjinore në shoqëri, janë shtypur broshura me informata mbi të drejtën e grave në pasuri dhe trashëgimi, janë mbajtur radio debate me akterët kyç të kësaj fushe për të informuar sa më shume opinionin e gjerë.
Projekti Qytetaria Aktive ka për qëllim aktivizimin e qytetarëve, dhe është duke u realizuar tash e pesë vjet nga organizata Syri i Vizionit mbështetur financiarisht nga Olof Palme Internacional Center dhe SIDA.