Gratë e fshatrave të komunës së Klinës trajnohen me temën “Avokim”

Klinë -15 Mars- Organizata joqeveritare “Syri i Vizionit” ka realizuar trajnimin një ditor me temën “Avokim”, ky trajnim është organizuar për grupin e grave të fshatit Dugujevë me qëllim që të kenë sa më shumë njohuri se si të avokojnë dhe si të përdorin forma sa më të mira avokuese për zgjedhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen grupet e grave nëpër fshatra.

Gjatë trajnimit grupi i grave kanë shprehur pakënaqësi të shumta që nuk po ju jepet shumë hapësirë për veprim femrave sidomos grave të zonave rurale. Po ashtu ato kanë shpreh edhe mos interesimin e institucioneve për të rritur numrin e femrave pjesëmarrëse në vendimmarrje. Grupi i grave gjatë trajnimeve të ardhshme ato do të kenë mundësi të ndjekjes së trajnimit mbi lidershipin dhe qeverisjen e mirë. Këto aktivitete janë pjesë e projektit Qytetaria Aktive” që organizata Syri i Vizionit prej tri vjetësh është duke e realizuar  në komunat e regjionit të Pejës dhe Prizrenit dhe mbështetet nga Olof Plame Center International dhe SIDA.