Gratë mësojnë nga gratë si të fillojnë biznese


Rahovec, 20 gusht- Grupi i grave të fshatit Dugajevë të Komunës së Klinës, në kuadër të aktiviteteve ka realizuar një vizitë shkëmbimore në organizatën e grave “Gratë e Krushes” në Rahovec. Gjatë qëndrimit  në Krushë të Madhe ato kanë shkëmbyer përvojat e tyre rreth krijimit të bizneseve familjare të cilat udhëhiqen nga vet gratë dhe kanë marrë shembullin se si mund të fillohet dhe vazhdohet një  biznes i mirë nga vet gratë, për çka shembulli i Krushës është një shembull i mirë.

Përfaqësuesit nga grupi i grave nga Krusha, kanë mbajt një sesion rreth fuqizimit të rolit të gruas në biznes dhe në shoqëri, se si të krijohen bizneset e përbashkëta në kuadër të një bashkësie lokale, si të hulumtohet tregu kosovar, për shitjen e produkteve të cilat prodhohen nga grupi i grave, dhe format se si duhet të menaxhohet një biznes i përbashkët i grupit të grave.

Gjatë gjithë kohës grupi i grave nga Klina kanë shprehur interesim shumë të madh që të angazhohen në fuqizimin e rolit të gruas në biznes, me qëllim që gratë të jenë pjesë e vendimmarrjes. Po ashtu grupi i grave nga Krusha kanë shprehur dëshirën dhe vullnetin që vazhdimisht të jenë pjesë e këshilluese dhe të ju ofrojnë ndihmë vazhdimisht këtyre grupeve të grave për të fuqizuar rolin e tyre në biznes.

Vizita është realizuar në kuadër të iniciativës së grupit të grave të fshatit Dugajevë, nga projekti “Qytetaria Aktive” të implementuar nga OJQ Syri i Vizionit dhe përkrahur financiarisht nga  Olof Palme International Center dhe SIDA.