Gratë të pakënaqura me rolin e gruas në proceset vendimmarrëse

Pejë 29 Prill - OJQ “Syri i Vizionit” në kuadër të projektit “Qytetaria Aktive”, ka realizuar dhe trajnimin e fundit me temën Lidershipi, me grupin e grave të komunës së Pejës, duke përfshi fshatin Gorazhdec, lagjen “7 shtatori” si dhe qytetin e Pejës.
Gjatë trajnimit grupi i grave kanë shprehur pakënaqësi të shumta që nuk po ju jepet shumë hapësirë për veprim femrave sidomos grave të zonave rurale.

Po ashtu ato kanë shprehur edhe pakënaqësitë në lidhje me udhëheqjen edhe në zonat ku ato edhe janë të përfaqësuara. Gjatë trajnimit është diskutuar edhe për format dhe mundësitë që kanë grupet e grave, më qëllim që të rrisin rolin e tyre në udhëheqje dhe vendimmarrje, sidomos në çështjet që preken direkt interesat e grave. Pjesëmarrëset kanë shprehur dhe pakënaqësitë e tyre, dhe mos përfaqësimin e duhur edhe në nivel institucional, me arsyen se edhe në institucione lokale nuk është përfaqësimi i duhur i grave të cilat duhet të luftojnë për interesat e tyre dhe njëkohësisht të luftojnë për të rritur nivelin e pjesëmarrjes në vendimmarrje.

Projektit “Qytetaria Aktive” gjatë këtij viti do të vazhdoj të realizojë aktivitete të tjera me grupet e grave dhe akterë të tjerë që janë pjesë e programit, të cilin e realizon organizata Syri i Vizionit në komunat e regjionit të Pejës dhe Prizrenit, dhe mbështetur nga Olof Plame Center International dhe SIDA.