Grupi i femrave të angazhuara për ndryshim në bashkësinë e Zllakuqanit

26 Tetor Klinë- Syri i Vizionit ka filluar mbështetjen e iniciativës së femrave të bashkësisë lokale të Zllakuqanit të komunës së Klinës, që ka për qëllim fuqizimin e tyre dhe rolin aktiv në shoqëri dhe biznese.

Fillimisht me grupin e femrave të kësaj bashkësie është realizuar trajnimi i parë më qëllim të fuqizimit të rolit të gruas në biznes, përmes trajnimeve mbi biznes planet. Gratë kanë punuar në hartimin e ideve për biznes planet ku se bashku janë koncentruar në dy projekt ide, me qëllim të forcimit të rolit të femrës në proceset vendimmarrëse dhe në biznes.
Ky projekt, ka për qëllim vetëdijesimin e femrës në zonat rurale dhe pjesëmarrjen e tyre aktive në jetën institucionale me theks të veçantë përfshirjen e femrës në jetën institucionale publiko private, projekt ky i dalë nga vetë grupi i grave të bashkësisë lokale të Zllakuqanit, që mbështet nga OJQ- Syri i Vizionit, në kuadër të programit “Qytetaria Aktive” dhe të financuar nga Olof Plame International Center dhe SIDA.