Hartohet plani i veprimit për Bashkësinë Lokale Gurrakoc

Hartohet plani i veprimit për Bashkësinë Lokale Gurrakoc
05 Qershor- OJQ “Syri i Vizionit” në vazhdën e aktiviteteve të projektit “Qytetaria Aktive”, ka realizuar dhe takimin me bashkësinë lokale të Gurrakocit në Komunës së Istogut, bashkësi kjo e cila përbëhet nga 4 fshatra (Gurrakoc, Tomoc, Llukavc i Thatë, Kovragë).
Syri i vizionit së bashku me përfaqësuesit e fshatrave ka hartuar planin e veprimit për këtë bashkësi lokale, në të cilin secili nga përfaqësuesit e fshatrave kanë vendosur prioritetet që kanë fshatrat e tyre në kuadër të planit të veprimit.

Plani i veprimit do të dorëzohet tek institucionet komunale, zyra e kryetarit të Komunës së Istogut dhe drejtoritë përkatëse, me qëllim që ata të ndërmarrin veprime që këto projekt ide të gjejnë zgjidhje me mbështetje nga Komuna dhe institucione tjera.
Planet e veprimit të hartuara gajtë këtij projekti, kryesisht identifikojnë problemet që kanë të bëjnë me shëndetësinë, sigurinë publike, infrastrukturën rrugore si dhe investime në bujqësi, me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për banorët e këtyre zonave.

OJQ Syri i Vizionit vazhdon mbështetjen për fuqizimin e përfaqësuesve të fshatrave dhe për të gjithë qytetarët, të cilët nuk dinë se si t’u qasen institucioneve në nivel lokal apo qendror për t’i adresuar në institucione problemet me të cilat ata ballafaqohen në vendbanimet e tyre.