Hartohet plani i veprimit për grupet e grave të komunës së Klinës

23 Prill - OJQ “Syri i Vizionit” në vazhdën e aktiviteteve të projektit “Qytetaria Aktive”, ka realizuar dhe punëtorinë mbi hartimin e prioriteteve dhe të strategjisë vepruese për grupet jo formale të komunës së Klinës, duke përfshi bashkësitë lokale të Dugujevës, Zllakuqanit dhe të Mëhallës.
Përfaqësueset e grupeve të grave së bashku dhe me ndihmën e grave të asamblesë të komunës së Klinës kanë hartuar planin e veprimit strategjik, në të cilin secili grup ka vendosur prioritetet e grupeve të bashkësive lokale të cilat edhe I përfaqësojnë.

Plani i veprimit do të dorëzohet tek institucionet komunale, zyra e kryetarit të Komunës së Klinë dhe drejtorive përkatëse, me qëllim që ata të ndërmarrin veprime që këto projekt ide të gjejnë zgjidhje me mbështetje nga Komuna dhe institucione tjera.
Po ashtu një rol të rëndësishëm për përkrahjen e këtyre planeve edhe në asamblenë komunale do ta kenë edhe gratë të cilat janë përfaqësuese në kuvendin komunal të komunës së Klinës.
Planet e veprimit kryesisht identifikojnë problemet që kanë të bëjnë me shëndetësinë,  sigurinë publike, edukimin, investime në bujqësi, me qëllim të krijimit të kushteve që femrat të jenë pjesë e proceseve vendimmarrjes.