Këshillat lokale trajnohen se si duhet hartuar projektpropozime

Pejë, 30 nëntor – Organizata jo qeveritare “Syri i Vizionit” në kuadër të programit “Qytetaria Aktive”, ka realizuar trajnimin me temën shkrimi i projektpropozimeve, me kryetarët e këshillave lokalë në Komunën e Pejës.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte qe t’u japim informata shtesë dhe materiale për shkrimin e projekt propozimeve dhe për mënyrën e identifikimit të problematikave dhe donatorëve me qëllim të përmirësimit të jetës së tyre në vendin ku jetojnë.
Gjatë trajnimit janë diskutuar shumë çështje, se si mund të iniciohen problemet e tyre dhe të shndërrohen në projekte me mundësi aplikimi tek donatoret e ndryshëm.
Projekti “Qytetaria aktive” zhvillon edhe aktivitete tjera me përfaqësuesit e këshillave lokale dhe akterët tjerë që janë pjese e programit, të cilin e realizon organizata “Syri I Vizionit” në komunat e regjionit të Pejës dhe Prizrenit me mbështetjen nga Olaf Palme Internacional Center dhe SIDA.