Komuna e Pejës rishqyrton rregulloren për funksionimin e këshillave lokale në fshatra dhe lagje


10 prill –Në mbledhjen e Asamblesë së Komunës së Pejës  është shqyrtuar  dhe aprovuar Rregullorja për organizimin dhe funksionimin e Këshillave Lokale në Komunën e Pejës  që do të qëndrojë për dy jave në diskutim publik, ku grupet e interesit do të mund të japin vërejtjet dhe sugjerimet e tyre para se të aprovohet në asamble.
Që në vitin 2010, komuna e Pejës, kishte hartuar një rregullore të tillë për të strukturuar organizimin e bashkësive lokale, me qëllim që të rrisë bashkëpunimin e saj më kryesinë e këshillave lokale në fshatra dhe lagjet urbane.
Me Ligjin për vetëqeverisje lokale dhe udhëzimin administrativ të gjitha komunat obligohet të krijojnë këto struktura lokale jo politike si dhe të fuqizojnë rolin e këshillave lokale në proceset vendimmarrëse, duke ndihmuar edhe institucionet komunale që të orientojnë investimet dhe prioritet sipas nevojave të komunitetit.
Përveç, organizimit të këshillave lokale, kjo rregullore fuqizon rolin dhe pozitën e kryetarëve të këshillave lokale në vendimmarrje, ndërsa komunat obligohen të stimulojnë kryetarët e këtyre këshillave lokale përmes një vendimi që do të nxjerrë më pas Asambleja komunale sipas obligimeve të kësaj rregulloreje.
Inkurajohen qytetarët dhe të gjithë ata që kanë interes ta shikojnë këtë rregullore në mënyrë që kjo rregullore të adresojë sa më mirë këtë problematikë  para se ajo të hyjë në fuqi në formën çfarë e ka proceduar kuvendi.