Komuniteti në fshatin Xërxë kërkon realizmin e projekteve të premtuar për vitin 2012

Rahovec, 03 dhjetor- Kryetarët e këshillit lokalë të Xerxës së Rahovecit ankohen se projektet që komuna e Rahovecit u kishte premtuar t’i realizojë në vitin 2012 nuk po realizohen. Disa filluan dhe mbetën në gjysmë, disa tjera as që kanë filluar. Sipas tyre ngecja e mos realizimit të këtyre projekteve nga ana e komunës ka qenë mungesa e buxhetit të komunës. Kjo është thënë në  takimin e përbashkëta më  kryetarët e fshatrave Xerxë, Fortesë, Poteqan i Ulët dhe Sapniq që përbejnë këshillin e bashkësisë lokale të  Xerxës në komunën e Rahovecit.

Takimi i përbashkët me kryetarët e fshatrave të bashkësisë lokale të Xerxës janë pjesë e aktiviteteve që organizatat joqeveritare Syri i Vizionit është duke realizuar në projektin “Qytetaria Aktive” mbështetur nga Olof Palme Internacional Center nga Suedia, që ka për qëllim fuqizimin e qytetarëve në adresimin dhe zgjidhjen e problematikave më të cilat ata ballafaqohen çdo ditë në ato vendbanime ku ata jetojnë.

Sipas kryetarëve të këtyre fshatrave me dhjetëra kërkesa janë adresuar drejt komunës edhe pse disa prej tyre janë realizuar mirëpo një numër i madh i kërkesave të tyre edhe pse kanë pasur të përfundojnë brenda këtij viti, ende nuk janë përfunduar, siç janë rrjeti i kanalizimit të ujërave të zeza, elektrifikimi dhe rrjeti elektrik si dhe kubëzimi i disa rrugëve. Mirëpo projekti që është dukë përfunduar me sukses është rregullimi i lumit që kalon nëpër qendër të fshatit Fortesë, që më parë gjatë stinës së reshjeve, shkaktonte përmbytje të shumta në këtë fshat dhe fshatrat tjerë.