Konferenca përmbyllëse e projektit “Qytetari Aktive” me kryetarët e bashkësive lokale

28dhjetor 2012- Organizata Joqeveritare Syri i Vizionit ka mbajturkonferencën e fundit për përmbylljen e viti të parë të projektit  “Qytetari Aktive” që është implmentuar në komunat e Rrafshit tëDukagjinit, që ka pasur për qëllim aktivizimin dhe fuqizimin eqytetarëve në adresimin e problematikave të tyre drejt institucioneve.Të mbledhur në këtë konferencë kryetarët e këtyre bashkësive lokalepërveç që kanë falënderuar organizatën “Syri i Vizionit”, për mundësit eofruara në fuqizimin e tyre në adresim të problematikave tëinstitucioneve. Në të njëjtën kohë ata,  janë zotuar se do të jenë shumëmë të fuqishëm në adresimin dhe zgjidhjen e problematikave më të cilatata ballafaqohen çdo ditë në ato zona ku jetojnë.

Organizata “Syri iVizionit” ka ndihmuar banorët ë bashkësive lokale të Rugovës (Pejë),Vrellës (Istog), Grabanicë (Klinë), Isniq (Deçan) dhe Xerxë (Rahovec) qëtë riorganizohen në këshilla lokale dhe të zgjedhin kryetarët e tyre,jo politikë në mënyrë qe ata t’i përfaqësojnë të gjithë banorët e atyrezonave pa dallime politike, nacionale dhe fetare, që t’i adresojnëproblematikat e  tyre në institucionet gjegjëse. Përveç organizimit tëtyre si këshilla lokale, atyre ju janë ofruar edhe trajnime të ndryshmesi ; Avokim, Shkrim të projekt propozimeve dhe Ngritje të fondeve, sidhe kohë pas kohë ata janë ndihmuar nga zyra ndihmëse në kuadër tëorganizatës “Syri i Vizionit” që të adresojnë kërkesa të shumta nëinstitucione lokale.

Përveç fuqizimit të këshillave lokale nëbashkësitë lokale të Rrafshit të Dukagjinit “Syri i Vizionit” kandihmuar edhe në fuqizimin e vetë organizatave të shoqërisë civile tëkëtij rajoni, duke u ofruar trajnime profesionale në fusha të ndryshedhe këshilla të kohëpaskohshme përmes zyrës ndihmëse.

Projekti“Qytetaria Aktivike”  i implemntuar nga Syri i Vizionit është mbështeturfinanciarisht nga Olof Palme International Center  nga Suedia, dhe pseështë përfunduar viti i parë i implementimit, projekti do të vazhdojëedhe për vitin 2013, ku përveç vazhdimësisë në fuqizim dhe mbështetje tëkëshillave lokale dhe shoqërisë civile rendësi  të veçantë do tikushtohet legjislacionit ku rregullohet bashkëpunimi i komunës më  këshillat lokale në fshatra dhe zonat urbane, siç parasheh  ligji përvetëqeverisje lokale, udhëzimi administrativ dhe hartimit tërregulloreve komunale lidhur më këtë çështje.