Kryetarët e ri të këshillave lokale trajnohen për avokimin

Deçan, 10 nëntor – OJQ “Syri i Vizionit” në kuadër të projektit “Qytetaria Aktive”, ka realizuar trajnimin me temën e avokimit, me përfaqësuesit e sapozgjedhur të këshillave lokalë në Komunën e Deçanit.

Qëllimi i këtij trajnimit ishte që t’u jepen informata shtesë për avokim dhe për mënyrën e inicimit të problematikave apo shqetësimeve, drejt zgjedhjeve që ata kanë si përfaqësues të këshillave lokalë të ri, të sapo zgjedhur sipas rregullores në komunën e Deçanit.

Gjatë trajnimit gjithashtu janë diskutuar shumë çështje, se si mund të iniciohen problemet që ata i kanë si psh: uji i pijes, kanalizimi, trotuaret në afërsi të shkollave dhe turizmi si një mundësi e zhvillimit.

Projekti “Qytetari Aktive” zhvillon edhe aktivitete tjera me përfaqësuesit e këshillave lokalë dhe akterët tjerë që janë pjesë e programit, të cilin e realizon organizata “Syri i Vizionit” në komunat e regjionit të Pejës dhe Prizrenit me mbështetje nga Olaf Palme Internacional Center dhe SIDA.