Mbahet trajnimi për avokim me kryetarët e fshatrave të Zllakuqanit

Mbahet trajnimi për avokim me kryetarët e fshatrave të Zllakuqanit

31 Qershor- Organizata joqeveritare “Syri i Vizionit” në kuadër të punës së vazhdueshme për zhvillimin e qytetarisë aktive në Kosovë ka mbajtur trajnim për avokim me kryetarët e fshatrave të bashkësisë lokale në Zllakuqan të Klinës. Qëllimi i këtij trajnimi ishte fuqizimi i kryetarëve të fshatrave për format dhe mundësitë e avokimit për problematikat dhe adresimin e tyre tek institucionet lokale dhe ato qendrore. Gjithashtu është biseduar për mundësitë e zgjidhjes së problemeve përmes mekanizmave avokues dhe rolin e qytetarëve në vendimmarrje.
Një trajnim i tillë, do të mbahet  edhe në bashkësitë e tjera lokale në komunën e Pejës dhe Istogut,  ndërsa përveç avokimit do të mbahen trajnime edhe për shkrim të projekteve, ku kryetarët e fshatrave do të mësojnë se si mund të përpilojnë vetë projekte mbi problematikat me të cilat ballafaqohen banorët e këtyre fshatrave.
Projekti “Qytetaria Aktive”  ka për qëllim fuqizimin e qytetarëve që roli i tyre të jetë më i fuqishëm dhe të jenë më aktive në vendimmarrje. Organizata Syri i Vizionit, tash e dy vite është duke punuar  në disa komuna të Kosovës, mbështetur nga organizata suedeze Olof Palme Center International dhe SIDA.