Mbahet trajnimi për avokim me përfaqësuesit e fshatrave të bashkësisë lokale Raushiq

Mbahet trajnimi për avokim me përfaqësuesit e fshatrave të bashkësisë lokale Raushiq


06 Qershor- Organizata joqeveritare “Syri i Vizionit” në kuadër të projektit “Qytetaria Aktive” ka realizuar trajnimin me temën e avokimit për përfaqësuesit e fshatrave të bashkësisë lokale të Raushiqit.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte fuqizimi i kryetarëve të fshatrave dhe gjetja e formave dhe mekanizmave adekuate për avokim, me qëllim të  prezantimit dhe adresimin të problematikave tek akterët përkatëse duke përfshi institucionet lokale, qendrore si dhe donatorë të ndryshëm.

Projekti “Qytetaria Aktive”  ka për qëllim fuqizimin e qytetarëve dhe identifikimin e mekanizmave për avokim dhe ngritje të rolit të qytetarit në vendimmarrje. OJQ “Syri i Vizionit” tash e dy vite është duke punuar  në disa komuna të Kosovës, mbështetur nga organizata suedeze Olof Palme Center International dhe SIDA.