Një shtëpi e re për familjen në nevojë

Angazhimi i bashkëvendësve rugovas dhe solidariteti qytetar i janë gjetur pranë familjes Selmanaj nga fshati Haxhaj i Rugovës që jeton në Zahaq të Pejës. Jo shumë mbasi kanë humbur dy, mbajtës të familjes, familja që ka disa anëtarë të sëmurë dhe me nevoja të veçanta, kishin mbetur në një objekt të vjetër që rrezikonte të rrëzohej me gjithë anëtarët e saj brenda. Një vit pas vdekjes së kryefamiljarëve, familja me disa fëmijë të sëmurë paraplegjikë jeton më një ndihmë farë të vogël sociale, pasi ende as nuk merr përkrahjen për të gjithë fëmijët që kanë nevojë.


Angazhimi i bashkëvendësve që ka filluar nga vendet e Evropës fillimisht me angazhimin përmes Feriz Lukajt, i cili angazhoi mërgimtarëve Zvicër, Gjermania dhe Agim Mujajt në Amerikë, bashkë me ndihmën e bashkëvendësve nga Kosova, i siguruar banimin familjes Selmanaj. Shtëpia e rrënuar është riparuar tërësisht me muret dhe çatinë e re, ndërsa janë krijuar edhe kushte për banimin në të.


Ditët e fundit të gushtit, familjarët kanë hyrë në këtë shtëpi të re. Në një ceremoni të familjarëve dhe miqve ata kanë shprehur mirënjohjen për solidarizimin dhe kanë falënderuar të gjithë ata që janë gjetur afër në këto çaste, duke dëshmuar se jeta e vështirë përballohet shumë më lehtë më mbështetjen e miqve dhe dashamirëve.
Ka qenë një detyrë e jona që t’u gjendemi afër kësaj familje dhe këtyre fëmijëve në nevojë, pasi shoqëria nuk mund t’i harrojë ata dhe t’i lë ata jashtë interesimit të tyre, ka thënë Feriz Lukaj. Me shpresën që raste të tilla të jenë sa më të pakta, por edhe kur ato janë të pranishme, të ketë një përkujdesje institucionale për të, bashkëvendësit janë shprehur të kënaqur që me kontributin e tyre kanë arritur të pakësojnë një pjesë të vështirësive për një familje që ka nevojë. Ata kanë kërkuar që shteti t’u gjendet afër këtyre njerëzve, pasi ata janë pjesë e kësaj shoqërie, e cila duhet të mendojë për të gjithë.