Përfaqësuesit e lagjeve dhe fshatrave dhe ata të partive politike kërkojnë stimulim dhe depolitizim të përfaqësuesve të fshatrave dhe lagjeve



Pejë 19 tetor- Organizatat joqeveritare Syri i Vizionit dhe Forumi për Iniciativa Qytetare  kanë mbajtur tryezën “Funksionimi i Këshillit të fshatit/lagjes – formalitet apo nxitje e aktivizmit qytetar, ku të pranishëm në këtë tryezë kanë qenë përfaqësues të fshatrave dhe lagjeve urbane, përfaqësues joformal, apo përfaqësues të zgjedhur të këshillave të fshatrave dhe lagjeve urbane si dhe bartës të listave të të gjitha partive politike, shqiptare, serbe, boshnjake dhe malazeze që garojnë për këshilltar në asamblenë e komunës të Pejës.

Qëllimi i kësaj tryeze ishte që të diskutohet roli i përfaqësimit të vendbanimeve përmes Këshillit të fshatit apo lagjes, niveli i pjesëmarrjes qytetare në vendimmarrjen lokale dhe aktivizimi qytetar në përgjithësi, si dhe çfarë duhet bërë asambleja e ardhshme në fuqizimin apo strukturimin e këshillave lokale.

Të gjithë të pranishmit në këtë tryezë u pajtuan se së pari strukturimi i këshillave lokale duhet të bëhet sipas rregullores komunale për rritjen e bashkëpunimit të komunës më këshillat e lagjeve urbane dhe vendbanimet e zonave rurale.

Ashtu siç parashihet këtë rregullore përfaqësuesit e përzgjedhur që o përfaqësojnë lagjet apo fshatrat duhet zgjidhen përmes votës së vetë banorëve të atyre lokaliteteve dhe të jetë të depolitizuar e jo politike siç kanë qenë deri më tani në disa lagje e fshatra.

Gjithashtu është kërkuar që të krijohen stimulime për këta përfaqësues në mënyrë që do të rritej përgjegjësia e tyre dhe roli i tyre do ishte më aktivë në përfaqësim të problematikave të banorëve të atyre lokaliteteve dhe do të ishin më aktiv  në vendimmarrje.

Përfaqësuesit e partive politike ne këtë tryezë u zotuan se më konstituimin e asamblesë së re do të përpiqen që rregullorja komunale të zbatohet në teren dhe do t’i jepet hapësirë dhe rendësi e veçantë përzgjedhjes dhe fuqizimit të kryetarëve të lagjeve dhe fshatrave të komunës së Pejës.