Përfundoi Java e Qytetarisë Aktive

09 tetor - Organizata joqeveritare Syri i Vizionit në kuadër të programit “Qytetaria Aktive” për pesë ditë ka zhvilluar fushatën “Java e Qytetarisë Aktive”, që nga e hëna deri për të premten ka pasur për qëllim aktivizimin e qytetarëve dhe vetëdijesimin e tyre për ndërmarrjen e vetiniciativave për të ndryshuar gjendjen në jetën e vet.

Java e Qytetarisë Aktive u zhvillua në pesë komuna në të cilat impementohet projekti: Peje, Istog, Klinë, Deçan dhe Rahovec, duke iu dhënë mundësinë qytetarëve që t’u drejtohen institucioneve me kërkesa, ankesa dhe rekomandime që janë mbledhur dhe do t’u dërgohen autoriteteve komunale në secilën nga këto komuna ku zhvillohet fushata.
Fushata është realizuar në qendër të këtyre qyteteve duke vendosur nga një tavolinë dhe banerat me moton e fushatës “ Java e Qytetarisë Aktive”, si dhe me një pano të madhe në të cilat qytetarët kanë lënë mesazhe për kryetaret e komunave apo institucionet e tyre. Poashu, ata kanë pasur mundësi që nga aty të bëjnë kërkesa, ankesa drejtuar institucioneve përkatëse për problematikat e tyre, që dorëzohen në drejtoritë e caktuara edhe nga gratë asamblistë të cilat janë pjesë e fushatës, kërkesa që kryesisht kanë të bëjnë me përmirësimin e kushteve të jetës, ujin dhe kanalizimet, ndriçimin, rregullimin e hapësirave  për sport dhe argëtim, etj.

Gjithashtu për të arritur qëllimin e fushatës për vetëdijesimin dhe aktivizimin e qytetareve, janë mbajtur dy radio debate për t’i njoftuar ata për “Javën e Qytetarisë Aktive”, dhe iu është bërë ftesë qytetarëve të jenë më aktivë dhe të ndërmarrin vetiniciativa për problemet e tyre. 
Ky projekte ka për qëllim edukimin, sensibilizimin dhe ngritjen e vetëdijes së qytetarëve si shembull i mire i qytetarisë aktive dhe rritjes së ndërgjegjes së tyre, i cili realizohet nga OJQ- Syri i Vizionit, në kuadër të programit “Qytetaria Aktive” mbështetur financiarisht nga Olaf Palme Internacional Center dhe SIDA.