Peticion komunës për të ndaluar ndërtimin e fabrikës në afërsi të shkollës

05 prill-Banorët e tri fshatrave Llabijan, Zahaq dhe Ramun kanë kundërshtuar komunën e Pejës, që ka dhënë pronën e fushës së sportit (ish ekipit të futbollit Polet) siç njihej njihet në këtë lokalitet, që është në qendër të fshatit dhe është shfrytëzuar nga nxënësit e shkollës fillore Haxhi Zeka në Zahaq, si fushë e futbollit.
Ndërtimi i një fabrike për përpunimin dhe deponimin e pemëve dhe perimeve në tokën që ka shërbyer si fushë futbolli për nxënësit e shkollës fillore të këtij fshati për banorët dhe mësimdhënësit e kësaj shkolle është e pa pranueshme.
Në një takim që kanë organizuar në Shtëpinë e Kulturës së fshatit Zahaq, Komuna, gjegjësisht Drejtoria për zhvillim ekonomik dhe biznesmeni që e ka marrë këtë pronë për shfrytëzim në periudhën 100 vjeçare nga komuna, janë përballuar më mospajtime të shumta nga banorët e fshatrave Zahaq, Llabijan dhe Ramun.
Banorët e këtyre fshatrave dhe mësimdhënësit kanë thënë se  “Është absurde të merret fusha e futbollit ku fëmijët tonë kanë të vetmen hapësirë që të zhvillojnë aktivitet sportive dhe të ndërtosh fabrikë, kjo ndodh vetëm në Pejë dhe askund në botë”.
Përveç kësaj ata janë shprehur të shqetësuar se  kjo fabrikë përveç që pengon zhvillimin e aktiviteteve sportive, pengon në zhvillimin e mësimit dhe ndot ambientin pranë shkollës.  
Banorët kanë filluar mbledhje e një peticioni që do t’ia paraqesin kryetarit të komunës së Pejës dhe institucioneve më të larta. Ata janë shprehur se “Në rast së nuk pengohen ndërtimi i kësaj fabrike nga Komuna e Pejë, do të detyrohemi të ndërmarrin masa vetë si qytetar, duke bllokuar vetë punimet që tashmë kanë nisur, do ndalojmë fëmijët tonë nga shkolla".