Rahoveci zgjedhë kryetaret e këshillave lokale, ndërsa komunat tjera fillojnë këtë procese

 

Rahoveci zgjedhë kryetaret e këshillave lokale, ndërsa komunat tjera fillojnë këtë proceseKomuna e Rahovecit, ka përfunduar zgjedhjen e kryetarëve të këshillave lokale ashtu siç parashihet me rregulloren komunale, duke vënë në jetë zbatimin e kësaj rregulloreje.

 

Tashmë kjo komunë është duke u parë si shembull i mirë sa i përket procesit dhe metodologjisë së zgjedhjes së kryetarëve të këshillave lokale në fshatra dhe në zonat urbane.

 

Ndërsa komuna e Pejës ka filluar përgatitjet për mbarëvajtjen dhe organizimin e procesit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarëve të këshillat lokale, që do të fillohet në fillim të muajit maj. Komunat tjera të rrafshit të dukagjinit si Deçani, Istogu, Juniku, Klina dhe Prizreni, janë në përgatitje të këtij procesi zgjedhor dhe besohet që deri në fund të këtij viti, të gjitha këto komuna do të arrijnë të zgjedhin kryetarët e këshillave lokale dhe do ta arrijnë t’i themelojnë këto këshilla, sipas rregulloreve komunale për bashkëpunim të komunave me kryetarët e këshillave lokale në zonat rurale dhe lagjet urbane.

 

Monitorimi mbi zbatimin e rregulloreve komunale është pjesë e programit “Qytetaria Aktive” që implementohet nga Syri i Vizionit, në mbështetje të Olof Palme international Center dhe SIDA.