Rendësia e pjesëmarrjes se grave ne proceset vendimmarrëse

Klinë, tetor 2017- gjatë këtij muaji është implementuar iniciativa “ Rëndësia e pjesëmarrjes se grave ne proceset vendimmarrëse” nga grupi jo formal i grave, gratë asambleiste, ato aktive në komunitet dhe organizata partnere e grave OJQ “ZANA” në Klinë, e mundësuar nga organizata jo qeveritare Syri i Vizionit në kuadër të projektit “Qytetaria Aktive”.
Qëllimi i kësaj iniciative është sensibilizimi, vetëdijesimi dhe aktivizimi i grave në proceset vendimmarrëse dhe rëndësia e pjesëmarrjes se tyre.
Ideja për realizimin e iniciativës ka dalë nga vet grupet e grave, të cilat edhe kanë realizuar aktivitet të ndryshme në kuadër të saj.
Tryezë, me të ftuara gra nga partitë politike dhe grupe të grave nga zona urbane e Klinës, për të diskutuar mbi rëndësinë e pjesëmarrjes së grave në proceset vendimmarrëse.
Takime me grupet e grave në pesë lokalitete: Grabanicë, Sverkë, Zllakuqan, Gllarevë dhe Drenoc me kandidatet femra në listat e partive politike për asamble komunale, për t’u njoftuar për se afërmi me nevojat e tyre dhe mundësinë e përfaqësimit të tyre në institucione, ato të cilat janë kandidate për asambleiste në mandatin e ardhëm. 
Gjithashtu për të arritur qëllimin e fushatës për promovimin dhe sensibilizimin e grave për rëndësinë e pjesëmarrjes së tyre në proceset vendimmarrëse, është mbajtur radio debat në radion lokale të komunës se Klinës, me pjesëmarrëse nga gra nga partitë politike për rëndësinë e pjesëmarrjes së gruas në proceset vendimmarrëse si dhe janë shtypur broshura me informatat e nevojshme për pjesëmarrjen e gruas në proceset vendimmarrëse, aktivizimin dhe rolin e saj në shoqëri, dhe informata nga Ligji për barazi gjinore.
Projekti “Qytetaria Aktive” ka për qëllim aktivizimin e qytetarëve dhe është duke u realizuar tash e pesë vjet nga organizata “Syri i Vizionit” mbështetur financiarisht nga Olof Palme Internacional Center dhe SIDA.