Rritet besueshmëria dhe kënaqshmëria e qytetarëve të Pejës në Policinë dhe punën e saj

Pejë, 26 dhjetor 2019 - Organizata Syri i Vizionit, si institucion i pavarur dhe joqeveritar, karealizuar një hulumtim me qytetarët e komunës së Pejës lidhur me kënaqshmërinëdhe besueshmërinë që ata kanë në Policinë e Kosovës (PK) në komunën e tyre.

Lidhur me këtë,sot është publikuar raporti për “Kënaqshmërinë dhe besueshmërinë e qytetarëvenë Policinë e Kosovës”. Raporti në fjalë vë në pah pikëpamjet e qytetarëve për bashkëpunimin,besueshmërinë, punën dhe angazhimin e policisë, shqetësimet të cilat ata kanë përdukuritë më të cilat policia ballafaqohet, janë ballafaquar vetë apo komunitetii tyre në lagje dhe fshatra si dhe njohuritë që ata kanë për policin e lagjes.

Qytetarët e vlerësojnë sjelljen e policisë në raport me ta si shumë tëmirë. Këtë e kanë pohuar mbi 70% e të intervistuarve, ndërsa 30% prej tyresjelljet e policisë i kanë cilësuar si deri diku të mira.

Qytetarët ekomunës e Pejës vlerësojnë se Policia është njëra ndër institucionet me tëbesueshme, duke lënë kështu pas gjykatën dhe prokurorinë dhe institucionettjera të drejtësisë e sigurisë. Kjo është deklaruar nga 76% e qytetarëve të përfshirënë hulumtim.

Për më tepër,ata kanë vlerësuar se në krahasim me vitin e kaluar, për 20% janë zvogëluarshqetësimet e tyre dhe veprat kriminale, deri sa 62% eqytetarëve mendojnë se shqetësimi i tyre për sigurinë në bashkësinë/lagjen kujetojnë mbetet i njëjtë si vitin e kaluar. Mirëpo, sipas tyre, këtë vit angazhimi i policisëka qenë dukshëm më i mirë në parandalimin dhe luftimin e dukurive të ndryshme,duke shënuar një rritje prej 21% më shumë se sa vitin e kaluar, ndërsa 46% thonëse deri diku është bërë kjo gjë, që lë të kuptojë se policia ka qenë shumë më aktivenë këtë drejtim.

Ajo që i shqetësonme shumë qytetarët në komunën e Pejës, mbetet rreziku nga qentë endacakë. Kyështë vlerësuar si rreziku më i madh për ta, ndjekur nga lëvizja e shpejtë eautomjeteve, vjedhjet, përderisa në numër shumë të vogël janë theksuaredhe sulmet fizike e përdorimi i substancave narkotike.

Rritje tëbesueshmërisë së qytetarëve ka pasur edhe në gatishmërinë e tyre përtë bashkëpunuar me policinë. Këtë besueshmëri e kanë deklaruar 31% erespondentëve,  kurse 45% thonë se deridiku ndihen të sigurt. Pjesa dërrmuese e qytetarëve kanë vlerësuar se policia i trajtonnjëjtë të gjitha rastet pa dallime etnike e gjinore. Kjo është pohuar nga mbi50% të qytetarëve, mirëpo nga një përqindje e vogël është thënë edheqë ka anime në aspektin e trajtimit të rasteve, si në aspektin etnik e po ashtuedhe gjinor.

Rekomandimet:

- Të thjeshtohen procedurat e denoncimit të rastevedhe të sigurohet ruajtja e konfidencialitetit, pasi që disa prej qytetarëvekanë treguar se pasi kanë bërë denoncime në polici kanë pasur probleme me“palën” e denoncuar, sepse nuk është ruajtur konfidencialiteti i tyre dhe kjorrezikon uljen e besimit në policinë;

- Policia duhet t’i përgjigjet me kohë daljes në terrenkjo kur kërkohet nga qytetarët për rastet e raportuara, pasi që vonesat nëreagim kanë zbehur besimin në polici nga ana e qytetarëve dhe ka tendencë qëkjo të ndikojë edhe në uljen e bashkëpunimit të qytetarëve me policinë;

- Të zbatohet një fushatë informuese lidhur me promovimin enumrit të policisë dhe policin e lagjes, pasi që një numër i madh i qytetarëvenuk e dinë numrin e po ashtu kanë shumë pak informata për rolin dhe rëndësinë qëka “polici i lagjes”. Për më tepër, ata nuk e dinë fare se kush është polici ilagjes së tyre.

- Të ketë patrulla me të shpeshta të policisë në tëgjitha lokalitetet, specifikisht në lagjen “7 Shtatori” dhe në fshatrat e luguttë Tërstenikut. Madje, në këtë zonë duhet qëndruar një patrullë lëvizëse vazhdimisht,pasi që qytetarët rrezikohen nga lëvizja e shpejtë e makinave, në veçanti nëpjesën e fshatrave Nabërgjan, Ruhot dhe Tërstenik;

- Duhet ketë informata kthyese për “palët” që kanëdenoncuar rastet, për sai përket statusit të rasteve, praduhet kthehen informata që janë të lejueshme dhe të cilat nuk dëmtojnë hetimetapo lëndën, sepse kjo do të rrisë dhe forcojë akoma më shumë besimin eqytetarëve dhe bashkëpunimin me policinë;

- Policia duhet të krijojë mekanizma monitorues përtë parë nëse rastet trajtohen sipas procedurave dhe standardeve ligjore, dukeeliminuar prioritizimin e rasteve në bazë të ndikimeve dhe njohjeve familjare, atyrepolitike, përkatësisë etnike apo gjendjes ekonomiko-sociale;

- Duhet shtypur dhe shpërndarë fletushka me numratpersonal të policëve të lagjes, sepse kjo do t’i bëjë qytetarët të ndihen mërahat dhe më të sigurt në denoncimin e rasteve se sa të bëjnë denoncimin nënumrin zyrtar. Kjo do të rris shumë më shumë gatishmërinë dhe bashkëpunimin eqytetarëve me policinë për të ndihmuar në parandalimin e dukurive të ndryshme nëlokalitetin e tyre;

- Policia duhet rrisë më shumë informimin ndajqytetarëve lidhur me punën dhe angazhimin e tyre në parandalimin, reagimin dhetrajtimin e rasteve të ndryshme që ndodhin në komunën e Pejës. Ndër mënyrat einformimit mund të jenë organizimi i ditëve të hapura me qytetarë, apo takimetpublike së paku dy herë në vit nga një dëgjim publik, nëse lejojnë procedurat ekomunikimit;

- Policia duhet zhvillojë fushatë informuese lidhurmë të drejtën e qytetarëve për të ushtruar ankesë ndaj sjelljeve të zyrtarëvepolicorë të cilët “dyshohen” se kanë shkelur etikën e tyre profesionale gjatëreagimit ose trajtimit të rastit, apo gjatë reagimit ndaj thirrjes sëqytetarëve.

Informata shtesë:

Hulumtimi për kënaqshmërinë dhe besueshmërinë eqytetarëve në Policinë e Kosovës është realizuar në Komunën e Pejës gjatëmuajit dhjetor 2019. Kujdes i veçantë i është kushtuar metodologjisë së zgjedhjes së mostrës në mënyrë qëajo të sigurojë përfaqësim të barabartë të lagjeve, gjinive dhe komuniteteve.

Janë realizuar 1.223 intervista me qytetarë, 56% prejtyre në qytet dhe 44% në fshatra, prej të cilave 53% janë meshkuj dhe 47% janëfemra. Nga këta të intervistuar 39% janë të moshës 26-40 vjeçare, 29% janë tëmoshës 41-60 vjeçare, derisa 24% janë të moshës 18-24 vjeçare. Nga tëanketuarit, 73% janë të komunitetit shqiptar, 13% boshnjak, 8% të komunitetit rom,egjiptian dhe ashkali dhe 5% janë të komunitetit serb.