Syri i vizionit mbështetë nismat e grave asambleiste të Klinës

Klinë, 31 korrik – Organizata joqeveritare Syri i Vizionit ka filluar mbështetjen e iniciativës së grave asamblistë dhe grupit jo formal të grave në komunën e Kinës, që ka për qëllim fuqizimin dhe vetëdijesimin e tyre në parandalimin e dhunës në familje dhe rolin aktiv të qytetarisë aktive duke promovuar vlerat e barazisë gjinore në mesin e shoqërisë.

Fillimisht është mbajtur një radio debati në radion lokale të Klinës, me akterët përgjegjës apo institucionet të cilat merren me trajtimin e dhunës në familje.
Poashtu janë duke u realizuar trajnime me grupe jo formale të grave ne fshatrat Krushevë e Madhe dhe Sferkë me temën parandalimi i dhunës në familje, dhe promovimi i vlerave të barazisë gjinore ne mesin e shoqërisë. Poashtu gjatë trajnimeve janë njoftuar për mekanizmat e paraqitjes se rasteve të dhunës në familje, dhe janë diskutuar problematikat me të cilat ballafaqohen ato si grupe të margjinalizuara.

Pas trajnimeve problematikat e dala nga grupet e grave do të diskutohen në tryezat me akterët të cilët merren me çështjen e dhunës në familje.

Gjithashtu do të shtypen dhe shpërndahen broshura me informata për parandalimin e dhunës ne familje, dhe hapat të cilat duhen të ndërmerren për ta paraqitur dhunën ne adresat e duhura.

Ky projekt ka për qellim edukimin dhe ngritjen e vetëdijes së femrave në zonat rurale për parandalimin e dhunës ne familje dhe lajmërimin e rasteve tek institucionet përgjegjëse, projekt ky i dalë nga vetë gratë e fshatrave dhe grat asamblistë në komunën së Klinës po që mbështet nga OJQ- Syri i Vizionit, në kuadër të programit “Qytetaria Aktive” mbështetur financiarisht nga Olof Palme Internacional Center dhe SIDA.