Takimi me përfaqësuesit e bashkësisë lokale të Zllakuqanit në Klinë

12 prill 2013- Organizata Joqeveritare Syri i Vizionit në kuadër të projektit “Qytetaria Aktive” ka mbajtur një takim me liderët e fshatrave të bashkësisë lokale Zllakuqanit  (Zllakuqan, Ranoc, Radulloc, Leskoc, Berkovë, Krushevë e madhe dhe Pataqan) në komunën e Klinës.
Në takim me kryetarët e këtyre fshatrave është biseduar për strukturimin dhe organizimin e vetë banorëve për të adresuar problematikat e tyre në institucione si dhe përfshirjen e tyre në proceset vendimmarrëse.
Liderët e shtatë fshatrave të kësaj  bashkësie lokale, kanë mirëpritur angazhimin e OJQ-së “Syri i Vizionit” dhe kanë kërkuar të përkrahen që zëri i tyre dhe problematikat me të cilat ata ballafaqohen çdo ditë të adresohen në institucionet komunale.
Ata,  janë shprehur se nuk është e lehtë të takosh as me kryetarin e Komunës, edhe pse ka takimet me palë, ata me gjithë kërkesat e vazhdueshme, nuk kanë arritur ta takojnë gjatë këtyre viteve. 
Angazhimi i OJQ Syri i Vizionit, ata e kanë parë si një mekanizëm të fuqishëm për t’i adresuar problemet e tyre dhe për të ndikuar tek institucionet që këto probleme me të cilat ata ballafaqohet të zgjidhen. Projekti “Qytetaria Aktive” që po implementohet nga OJQ Syri i Vizionit mbështetet nga organizata Suedeze “Olof Palme International Center” dhe SIDA .