Të rinjtë dhe femrat të diskriminuar në proceset vendimmarrëse


Klinë 20 Dhjetor-  Të rinjtë e bashkësisë lokale Grabanica në komunën e Klinës diskutojnë për rolin e femrës në proceset vendimmarrëse dhe gjithë përfshirja.
Qëllimi i tryezës ishte që të diskutohet fuqizimi i rolit të femrës dhe përfshirjen e saj në vendimmarrje. Në këtë tryezë është thënë se sa i përket anës legjislative ekzistojnë ligje, udhëzime dhe strategji që garantojnë pjesëmarrjen e femrës në vendimmarrje dhe mbrojnë të drejtat e tyre, por prapë se prapë të gjitha këto mekanizma ligjore kanë mbetur vetëm në letër dhe shumë pak po zbatohen, që po ndikon që femra të mos ketë rol të fuqishëm në vendimmarrje.
Po ashtu të rinjtë kanë parë si shumë problematike dhe çështjen e pjesëmarrjes së femrës në hartimin e politikave dhe strategjive komunale. Ata kanë shpalosur dhe brengat e tyre si të rinj, që ndihen shumë të pa përfaqësuar në të gjitha proceset. Me këtë fenomen të mos përfshirjes ballafaqohen edhe të rinjtë ashtu sikur dhe