Të rinjtë nga Vlora për bashkëpunim me organizatat në Pejë

Pejë, 11 dhjetor- OJQ Syri i Vizionit ka pranuar në vizite partneret nga Vlora Youth  Center me seli në Vlorë, ku qëllim i kësaj vizite ishte shkëmbimi i eksperiencave dhe praktikave të mira në mes të partnerëve, si dhe mundësia e krijimit të partneritete, për të realizuar projekte dhe aktivitete të përbashkëta. Gjatë vizitës grupi nga VYC janë njoftuar për programit e OJQ Syri i Vizionit në përgjithësi e me theks të veçantë projektit Active Citizenship Kosova i cili implementohet nga Syri i Vizionit në mbështetje të Olof Palme Interenational Center.