Prioritetet e këshillave lokal në komunën e Gjakovës për vitin 2022

Projekti: “Qytetari aktive dhe komuna përgjegjëse në Kosovë”

Organizata joqeveritare Syri i Vizionit nga Peja, në kuadër të projektit “Qytetari aktive dhe komuna përgjegjëse në Kosovë” ka mbajtur takime me kryetarët e këshillave lokal në gjashtë (6) komuna ku ky projekt shtrihet: Rahovec, Gjakovë, Deçan, Klinë, Istog dhe Pejë.
Qëllimi i këtyre takimeve me kryetarët e këshillave lokal ishte radhitja e prioriteteve, tri (3) deri në pesë (5) me të rëndësishmeve për lokalitetin e tyre, në mënyrë që komunat në investimet e tyre kapitale dhe planifikimet buxhetore për vitin 2023 t’i përfshijnë këto prioritete duke ndikuar në përmirësimin e drejtpërdrejtë të kushteve të jetesës dhe mirëqenien e banorëve dhe rritur transparencën e investimet me përfshirjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve.
Duhet theksuar se në takimin me kryetarët e këshillave lokal nuk kanë marrë pjesë të gjithë kryetarët, pavarësisht ftesave të dërguara me kohë dhe mundësisë së ofruar që prioritetet e tyre t’i adresojnë tek ne edhe me shkrim.
Prioritetet e dala nga takimi me kryetarët e këshillave lokal në komunën e Gjakovës janë si më poshtë:

Prioritet e këshillave lokal të dala nga pjesëmarrësit në takim

Bashkësia VIII Blloku i ri

1.    Rregullimi i shtratit të Lumit Krena nga Ura e Taliqit deri të ish-kazerma te spitali
2.    Ndërtimi i një ure e cila lidhë Mahallen e Mullaisufit me Lagjen Gecë më një gjatësi prej 28 gjerësi dhe gjatësi prej 8 metrash
3.    Rregullimi parkut të Gecës apo në Mahallen e Gecës
4.    Rregullimi i qendrës universitare të ish-kazerma (kampus).

Rogovë
1.    Rregullimi apo ndërtimi i urës së re “Ura e Rogovës” mbi lumin Drini i Bardhë
2.    Përfundimi i shtëpisë së kulturës e cila ka filluar nga MKRS-ja, por ka mbetur si objekt me punime të papërfunduara
3.    Ndërtimi i kanalit për ujërat atmosferike prej Rrugës së Muhadrit deri tek Përroi i Cilit
4.    Asfaltimi i rrugicave të fshatit dhe lidhja me rrugën kryesore si dhe riparimi i gropave përgjatë rrugës kryesore apo në rrugën kryesore
5.    Ndërtimi i pikave për grumbullimin e produkteve bujqësore.

Skivjan
1. Kanalizimi i ujërave të zeza në Osek e Skivjan dhe lidhja e këtyre dy fshatrave me rrjetin apo gypin kryesore të ujërave të zeza
2. Mungesa me furnizim me ujë të pijes
3.  Sigurimi i një lokacioni për mbeturinat inerte. Nuk ka deponi te caktuar për këto mbeturina dhe ato të ngurta
4. Ndërtimi i zhveshtoreve në fushat sportive në fshatrat Skivjan, Dukagjin të Novosellës dhe Pashtrik të Rogovës
5. Ndërtimi i kanalit të ujitjes.

Dublibare
1.    Asfaltimi i rrugës nga Dublibare në Vraniq diku 6 kilometra, pasi që është dëmtuar nga kamionët të cilët qarkullojne vazhdimisht në atë rrugë
2.    Përkthimi i pronave të Komostacionit - pronat e Dublibares dhe Dobrisanës
3.    Pastrimi i përroit Vraniq- Dulibare. Të bëhet se paku 5 deri 6 herë në vit
4.    Ndërtimi i sistemit të ujitjes për toka bujqësore.

Bec
1.    Asfaltimi i dy rrugicave në fshat - diku 600 metra
2.    Kubëzimi i tri rrugicave në Lagjen Hajdari dhe atë Ali Hasani
3.    Asfaltimi i dy rrugicave në fshatin Drell në Lagjen Prenka - diku 400 metra
4.    Ndërtimi i rrjetit të kanalizimit për ujërat e zeza në lagjën Hajdari, Ndoja, Lulashi dhe Coli
5.    Zhdrellë - ndërtimi i kanalizimit në Lagjen Prenka dhe atë Bibaj - diku 400 metra
6.    Ndërtimi i kanalit të ujitjes Bec-Zhdrellë - diku 1300 metra
7.    Asfaltimi i dy rrugicave në “Lagjja e Minoriteteve” në Bec dhe kanalizimi për ujërat e zeza diku 200 metra.

Ponoshec
1.    Ndërtimi i Sheshit të Dëshmorëve të vitit 1913. Projekti është hartuar tri vite me parë me një kosto afër 18000 euro
2.    Ndërtimi i katit të dytë të ambulantës për të ofruar shërbimin e dhënies së infuzionit
3.    Fillimi i ndërtimit të nënstacionit të zjarrfikësve pasi që kjo zonë është e mbjellë me pisha dhe rrezikohet nga zjarrëvëniet e qëllimshme apo nga zjarri gjatë sezonit së verës
4.    Ndërtimi i shtëpisë së kulturës dhe qendrës rinore.

Brekoc
1.    Ndërtimi i trotuarit për këmbësorë nga Ura e Tabakëve deri në Zhub, e cila ka një gjatësi prej 3.6 kilometrash.

Bashkësi VII Qytet
1.    Krijimi i hapësire parkimi në komplet Bllokun e Ri
2.    Funksionalizimi i tregut të gjelbër
3.    Ndërtimi i terrenit sportiv në hapësirat e shkollës “Yll Morina”
4.    Përmirësimi i menaxhimit të mbeturinave dhe ndryshimi i vendeve për kontejnerë
5.    Shtimi dhe mirëmbajtja e hapësirave gjelbëruese.

Novosellë e Ulët
1.    Ndërtimi i rrjetit të kanalizimit për ujërat e zeza
2.    Asfaltimi i disa rrugicave në fshatrat Novosellë, Trakaniq, Palabardh dhe Bitesh
3.    Riparimi i sistemit të ujitjes së tokave nga kanali për furnizim deri në fshatra
4.    Ndërtimi i fushave sportive, rrethojës, vendosja e bankinave për fushën e klubit të futbollit Dukagjini si dhe ndërtimi i zhveshtores
5.    Caktimi i një lokacioni për mbeturina inerte/të ngurta.

Babaj i Bokës
1.    Asfaltimi i rrugës Devë, Guskë, Babaj i Bokës dhe Korenicë - diku 7000 metra
2.    Ndërtimi i një impianti për derdhjen e ujërave të zeza
3.    Hapja dhe asfaltimi i rrugës në Lagjen Korenicë (që kanë të vrarë) pasi që nuk kanë rrugë.
4.    Asfaltimi i rrugicave të fshatit
5.    Eliminimi i deponisë ilegale e cila ndodhet te Ura e Erenikut, te Duzhnja
6.    Ndërtimi i digës ku ka ekzistuar e vjetra si dhe kanalet e ujitjes.

Bashkësia numër IX-të Qytet
1.    Të bëhen inspektime nga Inspektorati i Ambientit në Lumin Vogovoca dhe Miniera e Kormit

Dol
1.    Shkolla e vjetër të shndërrohet në qendër rinore ose shtëpi të fshatit
2.    Hapësirë në varrezat e fshatit Dol dhe Moglic
3.    Renovimi i urës Dolicë apo ndërtimi i një ure të re.

Koment i përgjithshëm: Në qarkoren buxhetore për investime kapitale ku janë vendosur investimet nëpër rrugica lagje e fshatra të bëhet specifikimi i tyre me emër!

Ky dokument është hartuar në kuadër të programit “Qytetari aktive dhe komuna përgjegjëse në Kosovë” i cili zbatohet nga Syri i Vizionit, Communication For Social Development, EC Ma Ndryshe dhe Democracy Plus që kanë lidhur aleancë për zbatim të këtij programi i cili mbështetet financiarisht nga Olof Palme International Center.

Komuna: Gjakovë, shtator 2022