Prioritetet e këshillave lokal në komunën e Istogut për vitin 2022
Projekti: “Qytetari aktive dhe komuna përgjegjëse në Kosovë”
Organizata joqeveritare Syri i Vizionit nga Peja, në kuadër të projektit “Qytetari aktive dhe komuna përgjegjëse në Kosovë” ka mbajtur takime me kryetarët e këshillave lokal në gjashtë (6) komuna ku ky projekt shtrihet: Rahovec, Gjakovë, Deçan, Klinë, Istog dhe Pejë.
Qëllimi i këtyre takimeve me kryetarët e këshillave lokal ishte radhitja e prioriteteve, tri (3) deri në pesë (5) me të rëndësishmeve për lokalitetin e tyre, në mënyrë që komunat në investimet e tyre kapitale dhe planifikimet buxhetore për vitin 2023 t’i përfshijnë këto prioritete duke ndikuar në përmirësimin e drejtpërdrejtë të kushteve të jetesës dhe mirëqenien e banorëve dhe rritur transparencën e investimet me përfshirjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve.
Duhet theksuar se në takimin me kryetarët e këshillave lokal nuk kanë marrë pjesë të gjithë kryetarët, pavarësisht ftesave të dërguara me kohë dhe mundësisë së ofruar që prioritetet e tyre t’i adresojnë tek ne edhe me shkrim.
Prioritetet e dala nga takimi me kryetarët e këshillave lokal në komunën e Istogut janë si më poshtë:
Prioritet e këshillave lokal të dala nga pjesëmarrësit në takim
Studenicë
1. Asfaltimi i dy rrugëve me gjatësi prej 2000 metrash, saktësisht atyre në Lagjen “Qerim Belaj” 750, dhe Lagjen “Bekë Bali” 1200 metra
2. Ndriçimi i rrugës Vrellë-Studenicë
3. Ndërtimi i trotuarit Studenicë, Hakaj dhe Orroberdë - diku 800 metra përgjatë rrugës kryesore. Po ashtu, ndërtimi i një trotuari tjetër që lidhet me Banjën (Stupë-Kamenicë) - diku 600 metra
4. Rregullimi i kanalit të ujitjes që është në sistemin e vjetër
5. Rregullimi i shtratit të përroit në fshatin Studenicë - diku 800 metra në qendër të fshatit
6. Trotuari prej qendrës së fshatit deri tek Xhamia/shkolla në të dy anët e rrugës - diku 800 metra
7. Rregullimi “Pusit të Ilixhes”
8. Ndërtimi i një terreni sportiv tek pishat e fshatit.
Prigodë
1. Ndërtimi i kanalizimit për ujërat e zeza
2. Vazhdimi i kanalit të ujitjes nga shkolla nëpër fshat
3. Pastrimi i kanaleve në Lagjen Gashi pasi që rrezikohen nga përmbytjet prej reshjeve atmosferike - diku 600 metra
4. Rregullimi i trotuarit në rrugën kryesore së bashku me ndriçimin prej udhëkryqit tek Kabasht deri tek varrezat
5. Asfaltimi i rrugës “Kushtrimi” - diku 350 metra.
Trubuhoc
1. Rregullimi dhe rrethimi i varrezave të fshatit
2. Ndriçimi i fshatit në rrugën kryesore e me pas edhe në lagje
3. Ndërtimi i trotuarit në rrugën Sylë Çeta
4. Vazhdimi i kanalit të ujitjes – prej aty ku ka mbetur deri në fund të fshatit - diku 500 metra si edhe ndërtimi i kanalit në fshatin Prekallë
5. Asfaltimi i rrugëve të lagjeve Çeta, Bajraktari dhe Blakaj
6. Ndërtimi i rrjetit të kanalizimit.
Qytet Qendër
1. Rregullimi i tregut të gjelbër
2. Rregullimi i shtratit të lumit Gurrakoc, Istog
3. Rregullimi i shtratit të lumit nga Burimi deri tek Hotel Trofta
4. Rregullimi i trotuarit dhe ndriçimit prej Burimit deri tek Hotel Trofta
5. Ndriçimi i rrugës kryesore Istog- Gurrakoc.
Kerrninë e Ulët
1. Furnizim me ujë të pijes pasi që ekziston rrjeti i ujësjellësit
2. Rregullimi i shtratit të lumit “Gujavc” i cili vazhdimisht vërshon në sezon të reshjeve dhe rrezikohet jeta e banorëve
3. Riparimi i rrjetit të rrymës elektrike. Është i vjetër dhe gjatë sezonit së reshjeve shkakton telashe pasi që dëmton shtyllat që janë afër lumit.
4. Ndërtimi i rrjetit të kanalizimit të fshatit.
Vrellë
1. Kanalizimi i ujërave të zeza Lagja Rugovaj, Fetahaj dhe Blakaj - diku 1500 metra
2. Rregullimi i burimit
3. Ndriçimi i lagjeve të fshatit
4. Ndërtimi i dy kanaleve të ujitjes prej burimit - Vija e Ahmet Agës deri tek Lubozhda - diku 200 metra, dhe ajo e Potokut - diku 100 metra
5. Asfaltimi i rrugës “Djemtë e Vrellës” - diku 800 metra.
Lubovë
1. Rregullimi i murit mbrojtës dhe rrethojave në varrezat e vjetra
2. Rregullimi i infrastrukturës në lokacionin e ri të varrezave
3. Ndërtimi i trotuarit dhe ndriçimi në rrugën kryesore Banjë-Vrellë
4. Ndërtimi dhe betonimi i kanalit të ujitjes Dubovë, Prigodë dhe Llukavc.
Rakosh dhe Zhakovë
1. Furnizimi me ujë të pijes në të gjitha fshatrat e mbivadës pasi që ekziston rrjeti
2. Asfaltimi i rrugëve të fshatit Rakosh - diku 3 kilometra
3. Ndërtimi i një objekti për aktivitete rinore
4. Ndërtimi i kanalizimit për fshatin Zhakovë - diku 6 kilometra
5. Asfaltimi i rrugës Zhakovë, Lagja Idrizaj deri në Rakosh - diku 2.5 kilometra
6. Mirëmbajtja dhe shtrimi me zhavorr i rrugëve fushore në fshatin Rakosh.
Fshati Kovragë dhe Veriç
1. Kanalizimi i ujërave të zeza për të dy fshatrat
2. Furnizimi me ujë të pijes
3. Ndërtimi i trotuareve për këmbësorë nga të dy fshatrat deri tek shkolla
4. Asfaltimi i rrugës nga Lagja “Beka” deri të Lumi Shushica e cila lidhet me rrugën “Brahim Hasani”
5. Asfaltimi i rrugës prej Lagjes Bekaj deri në rrugën kryesore apo magjistralen Pejë Mitrovicë - diku 3 kilometra
6. Ndriçimi publik i fshatrave Kovragë dhe Veriç.
Llugë
1. Ndërtimi i kanalizimit për ujëra të zeza
2. Asfaltimi i rrugës “Jakup Balaj” - diku 1.5 kilometra
3. Asfaltimi i rrugës “Misin Balaj” - diku 500 metra
4. Ndërtimi i kanalit të ujitjes në Lagjen Balaj - diku 2 kilometra
5. Ndërtimi i kanalit t të ujitjes në Lagjen Kukleci.
Llukavc i Begut
1. Ndërtimi i kanalizimit për ujëra të zeza
2. Asfaltimi i rrugës “Skender Gërguri” - diku 4 kilometra, e cila lidhet me fshatin Dobrushë
3. Ndërtimi i kanalit të ujitjes nga “Brana” deri në Lagjen Berisha - diku 3 kilometra
4. Ndërtimi i trotuarit prej Lagjes Rugova deri tek shkolla
5. Asfaltimi i rrugës “Ahmet Cani” - diku 250 apo 300 metra.
Istog i Poshtëm
1. Riparimi dhe ri-funksionalizimi i sistemit të ujitjes për tokat bujqësore
2. Vazhdimi i ndriçimit publik nëpër lagje
3. Riparimi i rrjetit të vjetër të rrymës.
Drejë
1. Të vihet në funksion kanalizimi i fshatit, respektivisht gjysma që është dhe të bëhet dhe gjysma tjetër që nuk është kryer
2. Asfaltimi i rrugëve dytësore të fshatit - diku1800 metra.
3. Ndërtimi i kanalit të ujësjellësit me gjatësi prej 5000 metra, i cili përfshen fshatrat si: Dreja, Zallqi, Zabllaqi dhe Lagja e Ukisve.
4. Ndriçimi i rrugës kryesore me gjatësi prej 3000 metrash
5. Ndërtimi i trotuareve nga varrezat turke deri të hyrja e Fshatit Drejë në rrugën Gurrakoc -Klinë si dhe nga varrezat turke deri te udhëkryqi i fshatit.
Ky dokument është hartuar në kuadër të programit “Qytetari aktive dhe komuna përgjegjëse në Kosovë” i cili zbatohet nga Syri i Vizionit, Communication For Social Development, EC Ma Ndryshe dhe Democracy Plus që kanë lidhur aleancë për zbatim të këtij programi i cili mbështetet financiarisht nga Olof Palme International Center.
Komuna: Istog, shtator 2022