Prioritetet e këshillave lokal në komunën e Klinës për vitin 2022
Projekti: “Qytetari aktive dhe komuna përgjegjëse në Kosovë”
Organizata joqeveritare Syri i Vizionit nga Peja, në kuadër të projektit “Qytetari aktive dhe komuna përgjegjëse në Kosovë” ka mbajtur takime me kryetarët e këshillave lokal në gjashtë (6) komuna ku ky projekt shtrihet: Rahovec, Gjakovë, Deçan, Klinë, Istog dhe Pejë.
Qëllimi i këtyre takimeve me kryetarët e këshillave lokal ishte radhitja e prioriteteve, tri (3) deri në pesë (5) me të rëndësishmeve për lokalitetin e tyre, në mënyrë që komunat në investimet e tyre kapitale dhe planifikimet buxhetore për vitin 2023 t’i përfshijnë këto prioritete duke ndikuar në përmirësimin e drejtpërdrejtë të kushteve të jetesës dhe mirëqenien e banorëve dhe rritur transparencën e investimet me përfshirjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve.
Duhet theksuar se në takimin me kryetarët e këshillave lokal nuk kanë marrë pjesë të gjithë kryetarët, pavarësisht ftesave të dërguara me kohë dhe mundësisë së ofruar që prioritetet e tyre t’i adresojnë tek ne edhe me shkrim.
Prioritetet e dala nga takimi me kryetarët e këshillave lokal në komunën e Klinës janë si më poshtë:
Prioritet e këshillave lokal të dala nga pjesëmarrësit në takim
Krushevë e Vogël
1. Mirëmbajtja e rrugëve
2. Furnizimi me ujë të pijes dhe rregullimi i “bazenit” ekzistues afër varrezave të fshatit
3. Riparimi i kanalizimit në pjesën e poshtme prej Radullovcit deri të restorant Pisha
4. Riparimi i rrjetit të energjisë elektrik në fshat, pasi që ende ekziston rrjeti i vjetër
5. Ndërtimi i parkingut tek varrezat e fshatit
6. Shtrimi me zhavorr i rrugës nga rruga kryesore në lagjen Coli deri në fshat lartë e cilat lidhet me varrezat
7. Shtrimi me zhavorr i rrugës fushore nga Ura e Drinit dhe të lidhet me rrugën e fshatit Videjë - 1diku kilometër.
Grapc
1. Ndërtimi i rrjetit të kanalizimit për ujëra të zeza nga fshati Shtupel deri në lagjen Docaj - diku 2 kilometra
2. Vazhdimi i rrjeti të ujësjellësit prej fshatit Shtupel
3. Zëvendësimi i rrjetit të vjetër të rrymës me një të ri në fshat.
Jashanicë e Epërme
1. Asfaltimi i rrugës “Afrim Haliti” me gjatësi diku 3 kilometra dhe gjerësi 5 metra si dhe trotuarit për këmbësorë përgjatë kësaj rruge
2. Pastrimi dhe rregullimi i shtratit të lumit i cili kalon nëpër fshat
3. Zgjerimi i rrjetit të kanalizimi në lagjen Kamberaj, Dangallaj, Gashi, Halitaj, Bullaki dhe Hoti dhe lidhja e këtyre lagjeve me rrjetin kryesorë
4. Zgjerimi i rrjetit të ujësjellësit në Lagjen Kamberaj.
Pogragjë
1. Pastrimi dhe rregullimi shtratit të lumit
2. Largimi i shtyllës së rrymës mbi shtëpinë e familjes Toplana, ku rrezikohet jeta e anëtarëve të saj dhe vet shtëpia.
Jashanicë e Ulët
1. Pastrimi dhe mirëmbajtja e gropës së kanalizimit - gropa e kanalizimit në Lagjen Avdijaj.
Bokshiq
1. Rrjeti dhe furnizimi më ujë të pijes
2. Zëvendësimi i shtyllave dhe telave të rrymës pasi që rrjeti është i vjetruar dhe shkakton telashe në furnizim
3. Kyçja e Lagjes së Epërme në rrjetin e kanalizimit të fshatit
4. Vendoja e ndriçimit publik përmes shtyllave ekzistuese
5. Riparimi i rrugës “Te shkalla e Bokshiqit” e cilat lidhet me rrugën e Pejës.
Kpuz
1. Ndërtimi i një ambulante të mjekësisë familjare e cila do të ofrojë shërbime shëndetësore më afër banorëve, pasi që distanca me QMF-në në Klinë është shumë e madhe.
Dollc
1. Zgjidhja e problemit me furnizim më ujë të pijes në Lagjen e Epërme të fshatit, pasi që gjatë sezonit nuk kanë ujë lagjet Dedaj në Drenk dhe Lagja Frroku e Mirdita
2. Përmirësimi i rrjetit të rrymës elektrike. Zëvendësimi i rrjetit të vjetër më të ri
3. Rregulli i trafo stacionit të vjetër
4. Marrja e aksionit për eliminimin e deponive ilegale të mbeturinave përgjatë rrugës deri te “Vneshtat e Vishnjeve”
5. Rregullimi i rrugës “Dëshmorët e Dollcit”
6. Ndërtesa e ish-shkollës “Zgjimi” të kthehet në shtëpi të pleqve
7. Riparimi i kanalizimit për ujëra të zeza në rrugën “Dëshmoret e Dollcit”.
Perçevë
1. Trotuari prej hyrjes së fshatit deri në krye të fshatit - diku 1 kilometër
2. Rrethoja e fushës së futbollit në shkollën e fshatit.
Gllarevë
1. Furnizimi më ujë të pijes, pasi që ekziston rrjeti në fshat
2. Shtrimi i rrugës me zhavorr në Lagjen Balaj e cila e lidh atë me fshatin
3. Asfaltimi i rrugës në Lagjen Veselaj me një gjatësi diku 200 metra
4. Riparimi i rrjetit të tensionit të ulët të rrymës në Lagjen Veselaj dhe atë Balaj, pasi që është në gjendje shumë të keqe
5. Renovimi i shkollës së fshatit “Dëshmoret e Qëndresës”
6. Ndriçimi në Lagjen Balaj - diku 25 shtylla ndriçuese
7. Rregullimi i kanalizimit në Lagjen Morina.
Zabërgjë
1. Rregullimi i rrjetit të rrymës elektrike në Lagjen Hodaj
2. Asfaltimi i rrugës nga varrezat e fshatit Gllarevë me fshatin Zabërgjë – diku 300 metra.
Rixhevë
1. Rregullimi trotuarit përgjatë rrugës kryesore magjistrale nga fshati deri në shkollën e Grabanicës.
Stapanicë
1. Ndërtimi i një impianti për ujërat e zeza.
Klinavc
1. Ndërtimi i një qendre rinore dhe aktivizimi i të rinjve të fshatit
2. Ndërtimi i trotuarit në rrugën “Driton Vrankaj” e cila fillon nga Lagja “Zeqir Isufi” - diku 500 metra
3. Largimi i tri shtyllave të rrymës të cilat rrezikojnë jetën e familjeve të kthyera në “Lagjen e Kthimit”
4. Vazhdimi i ndriçimit prej Lagjes “Driton Vrankaj” deri te ajo “Shpresa Krasniqi”
5. Vendosja e policëve të shtrirë në “Lagjen e Kthimit” dhe “Zeqir Isufi”.
Lagja mbi stacion të trenit
1. Ndriçimi i lagjes
2. Ndërtimi i trotuareve për këmbësorë.
Dedë dhe Stupë
1. Ndriçimi i rrugëve të fshatit
2. Ndërtimi i pendës së ujit në lum për furnizim me ujë të ujitjes
3. Riparimi i pendës në Stupë/Kuqishtë
4. Asfaltimi i rrugës nga rruga kryesore deri të “Lagja Krasniqi” dhe “Lagja Prekaj”.
Gremnik
1. Riparimi i rrjetit të energjisë elektrike dhe trafo stacionit për pjesën e qendrës së fshatit
2. Ndërtimi i kanalizimit dhe përfshirja e të gjitha lagjeve në rrjetin kryesor të kanalizimit
3. Riparimi rrjetit të ujësjellësit dhe të vazhdohet kyçja e lagjeve nga rruga “Abedin Mulaku” deri në fund
4. Rregullimi i rrugëve fushore me zhavorr. Janë tri rrugë me gjatësi diku 1000 metra.
Krushevë e Madhe
1. Hapja dhe thellimi i shtrat të lumit “Drini i Bardhë” në Krushevë e Zllakuqan me një gjatësi prej diku 3000 metrash
2. Ndriçimi i fshatit
3. Asfaltimi i rrugës prej asaj kryesore deri tek varrezat e fshatit - diku 2500 metra
4. Kanalet e ujitjes prej pendës në gjithë fshatin.
Cerrovik
1. Furnizimi me ujë të pijes prej Pusit të Rainjës dhe mundësitë për furnizim nga burimet tjera
2. Vendosja e policëve të shtrirë në disa lagje
3. Ndërtimi i trotuarit nga shkolla deri të Lagja e Muhaxherëve - diku 1.5 kilometra
4. Riparimi i rrjetit të kanalizimit dhe mirëmbajtja
5. Ndriçimi i rrugës kryesore të fshatit.
Klinavci 2
1. Shtrimi i kanalizimit në Lagjen Bojaj dhe lidhja e tij me rrjetin kryesor të fshatit
2. Riparimi i rrjetit të rrymës në Lagjen Bojaj dhe Oruqi.
Grabanicë
1. Rregullim i pendës, më saktësisht hapësirës së dëmtuar disa metra mbi pendë dhe afër saj
2. Ndriçimi i rrugës kryesore të fshatit dhe lagjeve tjera
3. Asfaltimi i të gjitha rrugicave nëpër fshat
4. Vazhdimi i rrjetit të kanalit të ujitjes tek shtëpitë e Funiqve, Balecve edhe Arat e Berishve
5. Ndërtimi i trotuarit për këmbësorë prej fshatit deri në shkollë, afër rrugës kryesore
6. Riparimi i rrjetit elektrik në disa lagje
7. Rregullimi i Përroit që kalon afër shkollës deri të ura e lumit (Bistricës)
8. Ndërtimi i parkut te ish-mulliri dhe varrezat
9. Rregullimi i rrugës fushore.
Ky dokument është hartuar në kuadër të programit “Qytetari aktive dhe komuna përgjegjëse në Kosovë” i cili zbatohet nga Syri i Vizionit, Communication For Social Development, EC Ma Ndryshe dhe Democracy Plus që kanë lidhur aleancë për zbatim të këtij programi i cili mbështetet financiarisht nga Olof Palme International Center.
Komuna: Klinë, shtator 2022