Prioritetet e këshillave lokal në komunën e Pejës për vitin 2022

Projekti: “Qytetari aktive dhe komuna përgjegjëse në Kosovë”

Organizata joqeveritare Syri i Vizionit nga Peja, në kuadër të projektit “Qytetari aktive dhe komuna përgjegjëse në Kosovë” ka mbajtur takime me kryetarët e këshillave lokal në gjashtë (6) komuna ku ky projekt shtrihet: Rahovec, Gjakovë, Deçan, Klinë, Istog dhe Pejë.
Qëllimi i këtyre takimeve me kryetarët e këshillave lokal ishte radhitja e prioriteteve, tri (3) deri në pesë (5) me të rëndësishmeve për lokalitetin e tyre, në mënyrë që komunat në investimet e tyre kapitale dhe planifikimet buxhetore për vitin 2023 t’i përfshijnë këto prioritete duke ndikuar në përmirësimin e drejtpërdrejtë të kushteve të jetesës dhe mirëqenien e banorëve dhe rritur transparencën e investimet me përfshirjen e drejtpërdrejtë të qytetarëve.
Duhet theksuar se në takimin me kryetarët e këshillave lokal nuk kanë marrë pjesë të gjithë kryetarët, pavarësisht ftesave të dërguara me kohë dhe mundësisë së ofruar që prioritetet e tyre t’i adresojnë tek ne edhe me shkrim.
Prioritetet e dala nga takimi me kryetarët e këshillave lokal në komunën e Pejës janë si më poshtë:

Prioritetet e këshillave lokal të dala nga pjesëmarrësit në takim

Këshilli lokal Drelaj

1.    Riparimi dhe rregullimi i rrugës magjistrale nga Patrikana deri tek Piramidat në Kuqishtë
2.    Ndërtimi i rrjetit të kanalizimit për ujërat e zeza në të gjitha fshatrat
3.    Shtrimi i sistemit të ujësjellësit në të gjitha fshatrat
4.    Menaxhimi i mbeturinave, sidomos atyre përgjatë rrugës kryesore
5.    Asfaltimi i rrugës nga Shtupeqi i Vogël deri në Llaz e Bellopaq
6.    Asfaltimi i rrugëve nëpër fshatrat tjera si Pepiq, Leqinat dhe Qafa e Dasmorëve.

Kryshec
1.    Ndërtimi i impiantit për ujërat e zeza
2.    Ndërtimi i kanalit për ujitjen e tokave përbuzë rrugës Ahmet Gashi - diku rreth 600 metra
3.    Rregullimi i ndriçimit publik në fshat
4.    Asfaltimi i rrugës 2000 metra në lagjen “Muharrem Bajrami” diku 800 metra; “Lagjen Gërvalla” 800 metra; “Lagjen e Dautve” 205 metra; “Lagjen Driton Berisha” 20 metra; “Sylë Dervishi” 30 metra; “Dinë dhe Xhevdet Gashi” 20 metra; “Ismet Meta” 40 metra dhe “Selmon Berisha” 50 metra
5.    Rregullimi i një pjesë të qendrës së fshatit dhe kubëzimi nga qendra deri tek shkolla e fshatit
6.    Riparimi i prerjeve të asfaltit nga operatorë të ndryshëm.

Raushiq
1.    Asfaltimi i rrugëve që lidhin Raushiqin me Pejë - diku 500 metra. Rruga “Te Liridoni”, Raushiq-Loxhë diku 600 metra dhe Raushiq-Zllapek 1500 metra
2.    Kanalizimi i ujërave të zeza, Lagja e Boqollve - diku 1000 metra
3.    Zgjerimi i rrugës kryesore prej udhëkryqit të Raushiqit - diku 900 metra
4.    Trotuaret prej udhëkryqit te shkolla, Qendër, deri tek “Lagja Dinaj” - diku 2 kilometra
5.    Kanalet e ujitjes në rrugën “Kanali i Lugut”, te presa numër 9, Lagja Morina deri tek Ademajt
6.    Rruga “Lagja Gjekaj” dhe “Shkreli” 1500 metra, e cila lidhet me shkollë dhe qendër të fshatit.

Kristal
1.    Rrjeti i kanalizimit në lagjet kryesore. Shkolla “Smajl Hajdari”, “Lagja Nick”, “Beleg” dhe “Lagja Isuf Lajqi”
2.    Ndriçimi i rrugës “Ramush Lajqi” dhe “Fatos Ademaj” dhe rrugës anësore “Azem Syla”
3.    Asfaltimi i rrugicave, diku 2 kilometra, në kuadër të “Lagjes Kristal”
4.    Ndërtimi i çerdhes për fëmijë.

7 Shtatori
1.    Hapja e e kanaleve për ujëra të zeza dhe kyçja e tyre në rrjetin kryesore në Lagjen “Fidanishte” dhe lagjen “7 Shtatori”
2.    Riparimi i kanalit për ujëra të zeza në rrugën “Hamdi Berisha” dhe afër transitit
3.    Ndriçimi publik në rrugën “Azem Lukaj” dhe atë “Agim Çelaj”
4.    Mirëmbajtja e ndriçimit publik
5.    Trajtimi i mbeturinave, furnizimi me shporta familjare në rrugën “Xhevdet Hoti”, “Kurt Abazi” dhe “Ploja e Fierzës”
6.    Asfaltimi i rrugës nga shtëpia e Besim Ukës e cila vazhdohet me Brestovik
7.    Ndërtimi i lifteve në objektet e vjetra në Fidanishte

Dardani I
1.    Vendosja e pasqyrave të sigurisë për kyçje në rrugën kryesore
2.    Riparimi i rrugës nga prerjet
3.    Pastrimi i mbeturinave në rrugën “UÇK” dhe “Ardian Krasniqi”
4.    Kanalizimi i ujërave të zeza mbi “Rrethi Ukaj”, rruga “UÇK”, ku 80 shtëpi duhet kyçen në rrjetin kryesor
5.    Rruga “Ardian Krasniqi” nga marketi “Portokalli”, riparimi i pusetave ose rregullimi i gjithë rrugës.

Nabërgjan
1.    Asfaltimi i rrugëve rrugicave apo anekseve në “Lagjen Iberdemaj”, 300 metra; “Shpëtim Kuqi”, “Halit Bërbati”, 300 metra; “Te Xhamia”, familja Daci - diku 300 metra; “Mahalla e Nushit” 300 metra; “Lagja Belkaj” po ashtu 300 metra; “Familja Berisha” 400 metra; Tek Varrezat dhe “Lagja Bajraktari: po ashtu nga 300 metra.
2.    Ndriçimi publik në “Mahallen e Nushit”
3.    Vazhdimi i kanaleve të ujitjes në lagjet e fshatit Belkaj dhe Nushi.

Sahatkulla
1.    Kanalizimi i ujërave të zeza prej restoran “Era” e teposhtë për familjet të cilat jetojnë në atë lagje të re – “Maja e Zezë”
2.    Eliminimi i derdhjes së ujërave të zeza në kanalin e hapur “Çokolica”.

Karagaq
1.    Pastrimi i kanalit për ujëra të zeza dhe atmosferike, apo ndërtimi i një kanali të ri diku 100 metra  në lagjen “Edit Durham”, pasi që kanali ekzistues është dëmtuar dhe gjatë reshjeve vërshon
2.    Ndërtimi i urës që lidh pjesën e lagjes “Taphone” me atë Tabakëve dhe shkollën “8 Marsi”
3.    Investime në identifikimin, hapjen dhe rregullimin e shtigjeve të reja në park.

Xhemail Kada
1.    Kanalizimi në rrugën “Via Egnatia” – diku 1500 metra. Rruga e shkollës e cila lidhet me rrugën kryesore
2.    Mbulimi i kanalit të hapur nga “Furra Husaj” në drejtim në shkollës “Xhemail Kada”, deri mbi shkollë
3.    Në rrugët “Vëllezërit Topulli” dhe “Shtjefën Gjeçovi” duhet të bëhet riparimi i kanalizimit duke rritur hapësirën e gypave pasi që ai ekzistues nuk është funksional dhe nuk e përballon volumin. Ka një gjatësi prej 180 metrash
4.    Ndërtimi i murit mbrojtës në rrugën “Shpëtim Bojku” në drejtim të restorantit “Horizonti”
5.    Rrëzimi i objekteve të vjetra të ndërtimet sociale, ish garazhi i Kosovatrans-it
6.    Ndërtimi i çerdhes publike në hapësirat e objektit të ish-teknikës, apo ri-destinimi i këtij objekti për çerdhe.

Cigë
1.    Ndërtimi i rrugës Brestovik -Lipë e Vogël
2.    Asfaltimi i rrugës që lidh Lipen me Ishtedimin
3.    Ndërtimi i ujësjellësit për Lipë, Brestovik dhe Ishtedim
4.    Ndërtimi i kanaleve për ujitje të tokave në Cigë dhe Brestovik si dhe ndërtimi i kanalit të ujitjes në “Lagjen Bërdynaj”.

Ozdrim dhe Dubovë
1.    Vazhdimi i ndriçimit në lagjet e fshatrave Dubovë dhe Ozdrim
2.    Trotuari nga shkolla “Sami Frashëri” deri te Elshanët dhe deri të sheshi i Dubovës
3.    Asfaltimi i të gjitha rrugëve – diku rreth 250 metra
4.    Ndërtimi i kanalit të ujit të ujitjes nga Ura deri në hyrje të fshatit Ozdrim
5.    Rrethimi i tokës në fshatin Ozdrim.

Qendra
1.    Ndriçimi i rrugës “Halil Agusholli”
2.    Vendosja e policëve të shtrirë në rrugën “Ardhmëria” deri tek “Ahmet Gjikolli” dhe “Isa Demaj”.
2 Korriku
1.    Ndriçimi publik në rrugën “Asllan Çeshmja” 10 trupa, “Kapiten Rudi” dhe “Beteja e Albulenës”, rruga “Fet Ukella” - diku 7 shtylla
2.    Asfaltimi i rrugës, kanalizimi dhe ujësjellësi në rrugën “Azem Bejta” dhe zgjerimi i rrugës e trotuareve në rrugët “Mbreti Bardhyl”, “Azem Bejta” dhe “Asllan Çeshme”
3.    Mirëmbajtja e policëve të shtrirë dhe rivendosja në rrugën “Mbreti Bardhyl”
4.    Të bëhet pastrimi i “Çokolicës” dhe eliminimi i derdhjes së ujërave të zeza dhe mbulimi i kanalit
5.    Të lirohen parcelat publike (Te Barakat) dhe ndërtohet terreni sportiv - basket dhe futboll
6.    Vendosja e anësoreve mbajtëse te ura e shkollës “Asdreni”, dy shtylla ndriçuese dhe pengesa te Ura e Çokolices, Rruga “Ali Pashë Tepelena”
7.    Vazhdimi i murit mbrojtës rruga “Tahir Coli” dhe largimi i murit në rrugën “Mbreti Bardhyl” dhe “Sylë Tabaku”.

Ky dokument është hartuar në kuadër të programit “Qytetari aktive dhe komuna përgjegjëse në Kosovë” i cili zbatohet nga Syri i Vizionit, Communication For Social Development, EC Ma Ndryshe dhe Democracy Plus që kanë lidhur aleancë për zbatim të këtij programi i cili mbështetet financiarisht nga Olof Palme International Center.

Komuna: Pejë, shtator 2022