Si të krijohet një OJQ?


Nocioni i OJQ-së në Kosovë
OJQ-ja vendore është shoqatë ose fondacion, e themeluar në Kosovë përrealizimin e qëllimit bazuar në ligj, për përfitim publik ose për interes tëndërsjellë.

Për më shumë: Nocioni i OJQ-së në Kosovë (sipas Ligjit për lirinë easociimit në organizatat joqeveritare, neni 5 i cili shpjegon nocionin përOJQtë në Kosovë)

OJQ-ja vendore është shoqatë ose fondacion, e themeluar në Kosovë përrealizimin e qëllimit bazuar në ligj, për përfitim publik ose për interes tëndërsjellë.
Shoqata është një organizatë e anëtarësisë. Shoqatën mund ta themelojnë tëpaktën tre (3) ose më shumë persona, ku të paktën njëri prej tyre kavendbanimin ose zyrën në Kosovë.
Fondacioni është organizatë pa anëtarësi, i krijuar për menaxhimin e pronave dhepasurive.
Një fondacion mund të krijohet nga një ose më shumë persona, në rast se tëpaktën njëri prej tyre ka vendbanimin ose zyrën në Kosovë


1. Themelimi
OJQ themelohet më nënshkrimin e aktit themelues të cilin e nënshkruajnë së pakutre persona.

Për më shumë: Themelimi i Shoqatave dhe Fondacioneve në Kosovë(bazuar nw Ligjin për lirinë e asociimit në organizatat joqeveritare, neni 6 itw cilit merret me themelimin e organizatave joqeveritare)

Shoqata ose fondacioni themelohet nëpërmjet aktit themelues që përmban tëdhënat e
mëposhtme:
-    emrin zyrtar, shkurtesën zyrtare si dhe simbolin zyrtar tëorganizatës;
-    formën organizative (shoqatë, fondacion);
-    adresën e organizatës;
-    qëllimet e organizatës dhe aktivitetet;
-    emrat dhe adresat e themeluesve;
-    emrin, adresën dhe informata tjera kontaktimi tëpërfaqësuesit të autorizuar, dhe
-    afatin kohor për të cilin organizata themelohet, nëse kanjë të tillë.

Fondacioni mund të themelohet edhe me testament, apo me lënie të trashëgimisë,në qoftë se ai përmban informatat e përcaktuara në paragrafin 1. të neni 6 tëkëtij Ligji

 Shoqata ose fondacioni ka statutin, i cili duhet t'i përmbajë të dhënatnë vijim:
-    emrin e organizatës, selinë dhe simbolin e saj;
-    qëllimet e organizatës;
-    emrin e organit më të lartë udhëheqës;
-    nëse OJQ-ja është shoqatë, procedurat për zgjedhjen dhelargimin e anëtarëve,
-    kushtet për anëtarësim si dhe nëse organizata vendos tëketë një bord, procedurat për zgjedhjen dhe largimin e anëtarëve të bordit dhendarjen e kompetencave dhe
-    përgjegjësive ndërmjet Kuvendit të Përgjithshëm tëanëtarëve dhe Bordit;
-    nëse OJQ-ja është fondacion, procedurat për zgjedhjen dhelargimin e anëtarëve të Bordit;
-    kompetencat dhe përgjegjësitë e zyrtarëve, nëse ka;
-    mënyrën e marrjes së vendimeve;
-    rregullat dhe procedurat për:
-    ndryshimin e aktit themelues dhe statutit;
-    bashkimin, ndarjen ose shuarjen e organizatës dhe
-    shpërndarjen e mjeteve që mbesin pas shuarjes.
 
 Statuti mund të përmbajë çdo rregull, dispozitë apo procedure tjetër, qënuk është në
kundërshtim me kushtet e parapara me ligj.
 
Rregullat dhe procedurat për udhëheqje të brendshme që i përmban statuti iOJQ-së, duhet të jenë në pajtim me parimet demokratike.

Shoqata apo fondacioni ka vetëm ato kompetenca dhe ka të drejtë angazhimi vetëmnë ato aktivitete dhe qëllime, që janë në përputhje me aktin themelues dhestatutin dhe që lejohen me ligj.



2. Hartimi i statutit 
Për të funksionuar çdo OJQ duhet ta ketë statutin e vet. Një model për hartimine statutit të organizatës mund të merret ose në zyrën e Departamentit tëRegjistrimit dhe Ndërlidhjes me OJQ, ose në faqen zyrtare të Ministrisë sëAdministratës Publike.

Për më shumë: 

Statuti i organizatës

Statuti i organizatës shërben për të qeverisurorganizatën. Mënyra më e lehtë për të hartuar një statut është duke marrëmodelin e formularit orientues për statutin e OJQve, që mund të merret në Departamentin e Regjistrimit dhe Ndërlidhjes me OJQ, ose në faqen zyrtare tëMinistrisë së Administratës Publike

Ky model ka disa pika të rëndësishme ose nene të statutit, që duhet t’ipërcaktojë çdo OJQ në përputhje me misionin dhe vizonin që ka:

Emri, forma dhe adresa
Në këtë nen përfshihen të dhënat për emrin, shkurtesën, adresën dhe njëpërcaktim të shkurt për profilin e organizatës 

Themeluesit
Ky nen përcakto personat fizik apo juridik që janë themelues të organizatës,nga të cilët njëri duhet  të jetë përfaqësues i autorizuar i organizatësnë Kosovë.

Qëllimi
Në këtë nen duhet përshkruar arsyet e themelimit të të organizatës dhe qëllimete saj si dhe aktivitet e menduara me të cilat do të arrihet ky qëllim.

Anëtarësia
Në një apo disa nene përcakton anëtarësinë e organizatës, mënyra se si mund tëfitohet apo të humbet anëtarësia, detyrimet e anëtarëve, funksionimin dhepërgjegjësitë e Kuvendit të Anëtarëve, mbledhjet e Kuvendit të Anëtarëve, etj.

Bordi i Drejtorëve
Kompetencat dhe përgjegjësitë e Bordit të Drejtorëve, duke përfshirë edhezgjedhjen e bordit dhe mandatin e tij, etj.

Zyrtarët dhe Nëpunësit
Në këtë nen mund të shpjegohen mënyrat se si organizata do të emërojë zyrtarëapo persona që marrin përsipër kryerjen e detyrave ditore të organizatës,mënyrës së angazhimit të tyre, kompensimit, etj.

Nenet tjera
Në nenet e statutit parashihet raportimi, financat, ndryshimi i statutit,shpërbërja e organizatës. etj.
Veç këtyre neneve të domosdoshme, themeluesit e shoqatës mund të pasurojnëstatutin edhe me të tjera çështje që shihen në nevojshme në funksionimin eshoqatës


3. Për të regjistruar një OJQ
Regjistrimi i OJQ bëhet në Departamentin e Regjistrimit dhe Ndërlidhjes me OJQ,në kuadër të Ministrisë së Administratës Publike.
 Për regjistrim në ministri duhen plotësuar këto kërkesa:
- akti i themelimit
- statuti i organizatës
- fotokopjet e letërnjoftimeve ose pasaportave të themeluesve të OJQ-së.
- lista anëtarëve të OJQ-së , e kompletuar me të dhëna 
- simboli zyrtar -llogo
- një person i zgjedhur si person i autorizuar
- adresën e organizatës në Kosovë: emrin, adresën dhe kontakt-informata tjeratë përfaqësuesit të autorizuar
- kërkesën për Regjistrim  të OJQ-së dhe një deklaratë me shkrim nga njëpërfaqësues i autorizuar i OJQ-së, që tregon qëllimet e OJQ-së dhe njëpërshkrim të përgjithshëm të aktiviteteve që OJQ-ja planifikon t'i kryejë nëKosovë

Për më shumë:
Regjistrimi  OJQ-ve (bazuar në Ligjin për lirinë e asociimit nëorganizatat joqeveritare, neni 9 i të cilit merret me regjistrimin eorganizatave joqeveritare)

Çdo person, pavarësisht nga përkatësia, në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë,gjuhës, fesë,
mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes mendonjë
komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes,aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal, ka të drejtë tëregjistrojë OJQ, në pajtim me kushtet dhe rrethanat e përcaktuara me këtë ligj.Asnjë person nuk ka nevojë të regjistrojë OJQ-në për të ushtruar të drejtën elirisë në asociim.

OJQ-ja regjistrohet pranë departamentit përkatës në Ministrinë e AdministratësPublike.

OJQ-ja, kërkesës për regjistrim duhet t'ia bashkëngjis një kërkesë-formular,aktin e
themelimit dhe statutin e saj.

OJQ-ja cakton me shkrim Përfaqësuesin e Autorizuar. Të gjitha fletëkërkesat përregjistrim duhet t'i nënshkruajë Përfaqësuesi i Autorizuar i OJQ-së. Aktin ethemelimit e nënshkruajnë të tre themeluesit.

OJQ-ja e vendit të huaj dhe ajo ndërkombëtare regjistrohen duke i dorëzuardokumentet e mëposhtme:
-    një kërkesë-formular;
-    dëshminë që është person juridik në një vend tjetër;
-    adresën e organizatës në Kosovë; dhe
-    një deklaratë me shkrim nga një përfaqësues i autorizuar iOJQ-së, me autorizim për të dhënë një deklaratë të këtillë, dhe që tregon:
-    qëllimet e OJQ-së;
-    një përshkrim të përgjithshëm të aktiviteteve që OJQ-japlanifikon t'i kryejë në Kosovë, dhe
-    emrin, adresën dhe kontakt-informata tjera të përfaqësuesittë autorizuar.

Fletëkërkesat për regjistrimin e OJQ-ve i dorëzohen dhe pranohen nga organikompetent.

Vendimet në lidhje me regjistrim si dhe numrat e regjistrimit i cakton organikompetent.

Dokumentet që i dorëzon OJQ-ja në mbështetje të kërkesës për regjistrim duhettë jenë në gjuhët përkatëse në përputhje me Kushtetutën e Republikës sëKosovës.

Pavarësisht nga paragrafi 7. i këtij neni, dokumentet që i dorëzon OJQ-ja ehuaj dhe ajo ndërkombëtare për të dëshmuar se është person juridik në një shtettjetër, duhet të jenë në gjuhën origjinale të atij vendi, së bashku mepërkthimin e dokumentacionit në gjuhën zyrtare të Republikës së Kosovës.Përkthimi duhet të jetë nga përkthyesi i autorizuar – licencuar. Çdo dallimpërmbajtjesor apo mashtrues ndërmjet gjuhës së origjinalit dhe dokumentit tëpërkthyer është arsye për tërheqjen e regjistrimit të organizatës.

Organi kompetent i lëshon OJQ-së certifikatën për regjistrim, ose një vendim meshkrim me të cilin refuzohet regjistrimi brenda gjashtëdhjetë (60) ditësh, ngadita e pranimit të kërkesës për regjistrim, përpos, nëse organi kompetent bënkërkesë me shkrim gjatë rrjedhës së afatit, për informata të mëtutjeshme, osepër qartësim. Nëse regjistrimi refuzohet, organi kompetent përfshinë nëvendimin për refuzim një arsyetim të bazave ligjore në bazë të të cilaveregjistrimi refuzohet dhe të drejtën e ankesës.

Nëse organi kompetent bën kërkesë me shkrim për informacione plotësuese, osepër
qartësim lidhur me kërkesën për regjistrim, afati gjashtëdhjetë (60) ditorbrenda të cilit organi kompetent duhet të lëshojë Certifikatën për regjistrim,ose vendimin me shkrim me të cilin refuzohet regjistrimi ndalet së rrjedhuringa data e kërkesës me shkrim. Me pranimin e informacioneve plotësuese, ose tëqartësimeve të kërkuara, organi kompetent lëshon Certifikatën për Regjistrim,ose vendimin për refuzim të regjistrimit brenda afatit prej:
-    numrit të ditëve të mbetura nga afati gjashtëdhjetë (60)ditësh për lëshimin e
vendimit;
-     katërmbëdhjetë (14) ditësh nga pranimi i informataveplotësuese, ose qartësimit,
cilido nga këto afate të jetë më i gjatë.

OJQ-ja informon organin kompetent brenda tridhjetë (30) ditësh lidhur me çdondryshim që pësojnë informatat që kërkohen sipas paragrafëve 1. dhe 3. të nenit6 dhe paragrafit 5. të këtij neni. Ndryshimet në regjistrim u nënshtrohenprocedurave, standardeve dhe afateve të njëjta kohore, sikur ato që janëzbatuar me rastin e regjistrimit fillestar. Ndryshimet që i pranon organikompetent mbahen, regjistrohen dhe vihen në dispozicion të publikut sipas nenit12 të këtij ligji.